LAJMI I FUNDIT:

Plenumi studentor: Na i lironi kolegët

Plenumi studentor: Na i lironi kolegët

Lidhur me protestat e mbrëmshme dhe me ndalimin e një numri të studentëve ka reaguar Plenumi i studentëve përmes rrjetit social Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kolegët dhe shokët tanë në fotografi, me të cilët vitin e kaluar krah më krah e mbronim autonominë dhe dinjitetin universitar, sot janë ndaluar me dhunë dhe brutalitet nga policia. Këta janë njerëz të cilët me diturinë, trimërinë dhe guximin e tyre janë dalluar në luftën për një shoqëri më të drejtë. Sjellja e paprovokuar e dhunshme e policisë dhe trajtimi si huliganë na bind që akoma më fuqishëm dhe më zëshëm të kërkojmë drejtësi në shtetin tonë!


Kërkojmë që të njëjtit të lirohen pa kusht, ndërsa fajtorët për tejkalimin e kompetencave policore të sanksionohen në mënyrë adekuate!

Këto shokë sonte janë lënduar fizikisht, por dinjiteti i tyre është i fortë dhe i shëndetshëm! Ata janë heronjtë tanë!
Shihemi nesër në ora 6!”

Porosisin nga Plenumi i studentëve./Telegrafi/