12 ditë të plota relaksi në Shqipëri. Ky ishte plani i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger. Por plani rezultoi vërtet në të kundërtën për çiftin. Në vend të një plazhi privat ëndrrash dhe një hoteli elegant, kishte male me mbeturina dhe shumë telashe.
Kështu nis një shkrim i gjatë i televizionit të njohur gjerman RTL në faqen e tij online për eksperiencën e tyre në Durrës.
Melanie Zeeb dhe Michal Bürger deshën të provojnë diçka ndryshe, larg pikave tipike turistike dhe plazheve të mbushura me njerëz. Kështu ata vendosën të udhëtojnë në Shqipëri. Në fund të fundit, ishte një nga këshillat “par excellence”! Ata rezervuan një paketë për rreth 1300 euro në një hotel me 4 yje si dhe për fluturimin. Por ata do të pendoheshin shumë për këtë vendim, siç rezultoi që në ditën e mbërritjes. “Shoferi i taksisë thjesht na tha: “Shpresoj që hoteli juaj të mos jetë në këtë zonë”, – shkruan Melanie Zeeb në një e-mail për RTL-në.
Dhe paralajmërimi i shoferit të taksisë u bë shumë shpejt i vërtetë. “Hoteli ishte i rrethuar nga mbeturina dhe një erë e keqe. Në vend që të pushonin në plazhin privat të reklamuar në përshkrimin e hotelit, pushuesit duhet të ecin në një rrugë nëpërmjet maleve të plehrave. Mungonin palestra e premtuar, pishina e brendshme dhe e jashtme. Bari i ngjan një fushëbeteje. Pushuesit kanë filmuar pamje të tmerrshme të hotelit që ia kanë dërguar RTL.
“Por në vend që të dëmshpërblejë pushuesit për të gjitha këto shqetësime, hoteli kërkoi edhe një pagesë shtesë! 25 euro në ditë për çdo person, pra 550 euro të tjera në total, gjoja për shërbime si energjia, uji dhe përdorimi i dhomës. Nëse nuk i paguan, do të flakeni jashtë. Ky është kërcënimi i hotelit” – thotë Melanie Zeeb.
Sapo ka marrë shqetësimin e turistëve, RTL i është drejtuar kompanisë turistike “Opodo” ku çifti kishte bërë prenotimin. Kompania shkruan se: “Pas kontaktimit me furnitorin në fjalë dhe VH Eurostar Durrës Hotel & Private Beach, hoteli ka konfirmuar se një tarifë shtesë prej 25 euro për person për natë është përfshirë në çmimin përfundimtar të akomodimit. Pas shqyrtimit të rastit, klienti do të rimbursohet për këto tarifa” – shkruan kompania.
“Melanie Zeeb dhe Michael Bürger thjesht duan të kthehen në shtëpi, larg hotelit horror. Por fluturimi i shumëpritur i kthimit bëhet problemi i radhës për pushuesit. Për shkak të rezervimeve të tepërta, ata nuk mund të marrin dot fluturimin e tyre nga Tirana në Berlin. Linja ajrore ofron akomodim dhe ushqim, por jo një fluturim të ri direkt për në Berlin. Në vend të kësaj, çifti duhet të fluturojë për në Këln. Si të kthehemi më pas nga andej? Kompanisë ajrore nuk duket se i intereson” – shkruan RTL.
“Përsëri ne i drejtohemi dhe kërkojmë ndihmë kompanisë “Opodo” dhe çifti është me fat. Me shpenzimet e tyre, kompania rezervon një fluturim nga Frankfurti për në Berlin për ditën tjetër. Kështu u bë më mirë për Melanie dhe Michael. Opodo premtoi gjithashtu se do të rimbursojnë pushuesit për të gjithë çmimin e udhëtimit. Më pas të dy mund t’i përdorin paratë për të rezervuar pushime të reja që shpresojmë se do të sjellë relaksimin e dëshiruar!” – shkruan RTL duke nënvizuar se hoteli nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për të bërë një koment.
Rasti i Melanie Zeeb dhe Michael Bürger tregon se reklamat nuk janë gjithmonë të duhura. RTL këshillon që t’i kushtohet vëmendje vendndodhjes së hotelit dhe të kontrollosh paraprakisht nëse kjo është një zonë miqësore për pushime. Një vështrim në portalet e zakonshme të vlerësimeve mund të sigurojë gjithashtu informacion të dobishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'