LAJMI I FUNDIT:

PLD propozon zgjidhje për ndotjen e ajrit (Video)

PLD propozon zgjidhje për ndotjen e ajrit (Video)

Nënkryetari i Partisë Liberal Demokrate, Zoran Shapuriq sot deklaroi se ndotja e ajrit është një ndër kërcënimet më serioze për shëndetin e qytetarëve. Sipas tij, tashmë disa vjet në Shkup ka ndotje të madhe të ajrit, por edhe në qytetet tjera në Maqedoni, veçanërisht në Tetovë dhe në Manastir, që janë qytetet më të ndotura në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shapurqit tha se mjedisi jetësor është prioritet i lartë për Partinë Liberal demokrate dhe se gjendja është serioze dhe kërkon marrjen e masave dhe të aktiviteteve urgjente. Nga PLD-ja thonë se pas fitores së opozitës dhe formimit të Qeverisë së re në të cilën do të merr pjesë edhe PLD-ja, ndotja do të jetë njëra ndër temat kryesore për të cilat do të flitet dhe do të reagohet.


“Gjendja është serioze. Kërkon marrje të masave urgjente dhe jo rekomandime. Në vend që të investohet në mjedisin jetësor, Qeveria merret me investime joproduktive siç janë Rrota Panoramike, fasadat e barokut dhe projekte tjera të shtrenjta“, u shpreh Zoran Shapuriq, Nënkryetar i PLD-së./Telegrafi/