LAJMI I FUNDIT:

PLD: Primitivizmi lokal dhe ksenofobia nuk janë përgjigje për terrorizmin

PLD: Primitivizmi lokal dhe ksenofobia nuk janë përgjigje për terrorizmin

Jemi dëshmitar të një serie sulmesh terroriste në javët e fundit, për herë të parë në Turqi dhe tani në Belgjikë. Kërkohet nga ne, në këtë kohë delikate, solidaritet dhe tolerancë ndaj të gjitha viktimave, tha PLD, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha aktet e terrorizmit që janë një sulm i drejtpërdrejtë mbi jetën e viktimave të pafajshme, parimi i shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shkatërrimi i demokracisë moderne dhe koncepti i shoqërisë civile. Kjo është baza e ideologjisë liberale në botë. Për më tepër, PLD konsideron se reagimet e VMRO-së janë primitive dhe të turpshme nga ana e intelektualëve të vetë-modeluar dhe gazetarëve të afërt me VMRO DPMNE-në, ku pas kësaj drame, argumentet irracionale janë të një forme të terrorit kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes. Asnjë ngjarje tragjike nuk duhet të jetë shkak për kërcënimet, ksenofobia të mos jetë dënim për ndarjet etnike, fetare apo ndonjë përkatësie tjetër. Të vetmit që duhet të ndiqen dhe të dënohen ashpër ata që gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen arbitrare e konsiderojnë mënyrë të lejuar të komunikimit “, reagon PLD-ja. /Telegrafi/