LAJMI I FUNDIT:

PLD më 16 dhjetor do të zgjedh kryetarin e ri të partisë

PLD më 16 dhjetor do të zgjedh kryetarin e ri të partisë

Komiteti qendror i Partisë Liberal Demokratike mbrëmë në seancën e saj njëzëri ka marr vendim për mbajtjen e Kuvendit të 7-të të rregullt, e cila do të mbahet më 16 dhjetor.

Në Kuvend 365 delegatë do të zgjedhin kryetarin, sekretarin e përgjithshëm, komitetin qendror, si dhe këshillin mbikëqyrës të partisë.


Përveç zgjedhjes së udhëheqjes së re të partisë, delegatët gjithashtu do të diskutojnë mbi dokumentet parlamentare, deklaratat e programeve dhe rezolutat, si dhe ndryshimin e Statutit të partisë.

42 organizata komunale, Forumi i Gruas të PLD-së dhe Këshilli i Qytetit të PLD-së deri më 30 nëntor do të zgjedhin delegatët e rinj të Kuvendit dhe gjithashtu do të paraqesin propozime për anëtarët e përbërjes së re të Bordeve Qendrore dhe Mbikëqyrëse.

Lideri aktual i PLD-së është Goran Milevski./Telegrafi/