Siguria në plazhe është një detyrim ligjor për çdo subjekt që ofron shërbim në to, por edhe pse jemi në korrik kullat e vrojtimit janë ende bosh.
Plazhet përgjatë Adriatikut janë mbushur me pushues dhe rastet e para të humbjes së jetës janë regjistruar edhe në mes të pushuesve të huaj.
”Të gjitha bosh. Asnjë kullë nuk ka ku të gjesh një vrojtues”.
“Ja ku është dhe vrojtues nuk ka fare. Më shqetëson se kemi fëmijë në det dhe nuk ka kush i kontrollon”.
Kurset për përgatitjen e atyre qe shpëtojnë jetën në plazhe po ndiqen nga pak persona. Për këtë vit në Durrës janë licencuar vetëm 12 vrojtues, ndërkohë që çdo 80 m plazh duhet të ketë një vrojtues.
Instruktorja Ejona Kaltani e shqetësuar shprehet se një pjesë e subjekteve përdorin licencat e vrojtuesve të mëparshëm për të përmbushur detyrimet e aplikimit, por më pas nuk dërgojnë në trajnim personat e tyre.
“Subjektet e bëjnë në mënyrë formale që të lidhin kontratat e tyre, por nuk e shohin si objekt sigurie”.
Edhe vonesat në aplikimin dhe dhënien e lejeve për stacione plazhi përmes E-Albania kanë ndikuar në marrjen e masave të sigurisë për pushuesit.
”Në mungesë të vrojtuesve, subjektet duhet të paktën të vendosin sinjalistikë për t’i treguar pushuesve se deri ku është notimi i sigurt”. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe