Muaji i parë i sezonës turistike ka qenë fatal për pushuesit kosovarë në bregdetin shqiptar dhe atë të Malit të Zi.
Të paktën katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë, dhe shumë të tjerëve u është rrezikuar seriozisht jeta në bregdetet ku kanë vendosur të kalojnë pushimet. Majde disa prej tyre gjetën vdekjen duke i shpëtuar të afërmit e tyre.
Plazhet e Durrësit dhe Velipojës janë plazhet që kanë qenë më të prekurat nga vdekjet e turistëve në këtë sezon ndërsa shumë prej tyre ishin pushues nga Kosova.
Me 21 qershori ishte dita kur u shënua viktima e parë në plazhet e Shqipërisë. Një 63 vjeçar kishte mbetur pa ndjenja në plazhin e Durrësit ndërsa kishte ndërruar jetë gjatë rrugës në spital, shkruan Insajderi.com.
Shtatë ditë më pas në plazh kishte ndërruar jetën edhe një 73 vjeçar. Të moshuarit iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ishte duke bërë plazh në Vlorë.
Një ditë më parë një burrë 46-vjeç nga Kosova ishte nxjerrë nga uji nga pushues të cilët e kishin parë se gjendej në vështirësi. Rrugës për në spital ai kishte ndërruar jetë.
Ndërsa viktimave iu shtua edhe një 75-vjeçar nga Kosova i cili u mbyt në plazhin e Velipojës në Shkodër. I moshuari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Nëntë korriku ishte dita e fundit e jetës edhe për 40 vjeçarin ai u rrëmbye nga uji së bashku me shtatë vjeçare derisa ishte duke bërë plazh në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”.
Por fatmirësisht vajza e mitur arriti të shpëtohet nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë.
Një 75 vjeçar nga Kosova kishte pësuar infarkt derisa ishte duke qëndruar buzë plazhit. Ai vdiq nën çadrën e tij në Velipojë.
Katër persona kishin humbur jetën këtë të shtunë me 15 korrik në plazhet e Vlorës. Ngjarja më e rëndë është verifikuar në zonën e Zvërnecit, ku brenda pak minutash ishin mbytur 3 persona.
Në fundin e javës së kaluar në Vlorë kishte gjetur vdekjen edhe një 15 vjeçar.
15-vjeçari kishte rrezikuar të mbytej, dhe është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Por fatkeqësisht vetëm 10 minuta më pas ajo kishte ndërruar jetë.
Javë e kaluar ndodhën edhe më tutje vdekje. Një 42 vjeçar nga Kosova u mbyt në plazhin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar kishte bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Sektor “Apollonia”, ku 62-vjeçari me iniciale Rr.R. banues në Kosovë kishte humbur jetën pasi është mbytur në det.
TRE HERONJTË SHQIPTAR TË BREGDETIT
Për dallim nga viktimat e tjera, tre persona dhanë jetën e tyre për t’i shpëtuar më të dashurit e tyre.
Me 7 korrik të këtij viti, turistët nga Kosova kishin filluar sakrificën për më të dashurit e tyre. E para që kishte ‘thyer akullin’ kishte qenë një nënë nga Kosova me profesion psikologe.
Dua Dauti Kadriu 36 vjeçari kishte sakrifikuar jetën e saj duke provuar t’i shpëtoj fëmijët e saj nga dallgët e mëdha në Ulqin.
Ngjarja kishte ndodhur paditën e 7 korrikut kur fëmijët e Duas ishin në plazh, ndërsa u ngrit flamuri i kuq për rrezik nga dallgët. Familjarët e Duas treguan se më të parë këtë, ajo vrapoj për t’i shpëtuar fëmijët e saj, gjë të cilën e kishte bërë me sukses por vetë nuk kishte arritur të shpëtojë.
Ngjarja tjetër kishte ndodhur në Vlorë Kur beniamin Ferati, 24 vjeçar duke i shpëtuar dy vajza që ishin në rrezik kishte humbur jetën.
Lidhur me këtë rast ishte raportuar nga mediat shqiptare se i riu nga Tetova kishte pësuar një infarkt, por ajo që është e zyrtarizuar është se ai nuk kishte pasur asnjë problem me shëndetin.
Ferati kishte sakrifikuar vetën për të shpëtuar dy vajzat që ishin në rrezik.
Ndërsa pasditja e ditës së sotme ishte tragjike për kosovarin 35 vjeçar nga Prishtina i cili ka humbur jetën duke e shpëtuar gruan e tij.
Një kosovari 35 vjeçar duke ‘luftuar’ për ta shpëtuar bashkëshorten e tij në plazhin e Velipojës ka humbur jetë.
Ngjarja me fatalitet është konfirmuar sot nga policia e Shkodrës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë