LAJMI I FUNDIT:

Platforma online, “Libra me zë”

Platforma online, “Libra me zë”

Platforma online për regjistrim të librave, “Libra me zë”, është realizuar nga një grup vullnetarësh të cilët vazhdimisht do të lexojnë, incizojnë dhe plasojnë librat në uebfaqen www.librameze.com.

Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe është mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.


Egzon Bunjaku, ideator i iniciativës platformës, shprehet se kjo do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, por edhe të fëmijëve.

Sipas tij, rreth kësaj platforme janë të angazhuar mbi 100 aktivistë të cilët kontribuojnë në forma të ndryshme, si në mbledhjen e fondeve, në lexim, në angazhimin për marrjen e autorizimeve dhe në shume forma të tjera.

Bunjaku, fton të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë platformë t’i bashkëngjiten kësaj iniciative. /RTK/