LAJMI I FUNDIT:

Platforma e komunikimit Slack vlerësohet me 23 miliardë dollarë

Platforma e komunikimit Slack vlerësohet me 23 miliardë dollarë

Platforma me rritjen e shpejtë të komunikimit për ekipet e punës Slack, shikoi aksionet të rriten me 50 për qind në ditën e parë të tregtimit publik (IPO) duke vlerësuar kompaninë me 23 miliardë dollarë.

Aksionet vlerësoheshin me 38.62 dollarë, afro 12 dollarë më tepër sesa çmimi prej 26 dollarësh që kishin pritur analistët nga IPO-ja.

Vlera e tregut e Slack është 50 herë më e lartë sesa të ardhurave të kompanisë e cila ende nuk është fitimprurëse.


Slack është një platformë komunikimi dhe mesazhimi e ngjashme me dhomat e bisedave me mundësinë për të punuar bashkërisht në dokumente.

Aplikacioni filloi si një projekt i brendshëm për të përmirësuar komunikimin tek kompania e video lojërave Tiny Speck, përpara se të bëhet Slack Technologies.

IPO-ja e Slack vjen pak kohë pas një serie IPO si Crowdstrike, Zoom, Spotify, Uber Lyft. Në 2018-ën, Slack kishte 400 milionë dollarë të ardhura, 80 për qind më shumë sesa një vit më parë, megjithatë raportoi 143 milionë dollarë humbje.

Kompania ka 90 milionë përdorues, po vetëm 100 mijë prej tyre janë konsumatorë me pagesë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori