LAJMI I FUNDIT:

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar në Fushë Kosovë, Prokuroria jep detaje

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar në Fushë Kosovë, Prokuroria jep detaje
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur të enjten në Fushë Kosovë, ku një person ishte në përgatitje të veprës penale ‘vrasje’ dhe prezantohej rrejshëm si person zyrtar.

Në një përgjigje për Telegrafin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se marrë parasysh faktin që jemi në fazën e grumbullimit të provave nuk mund të jepen më shumë informata lidhur me këtë rast.

Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Planifikoi vrasje dhe u prezantua rrejshëm si person zyrtar, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

“Mund të konfirmojmë se një person është arrestuar për veprat penale ‘përgatitje e veprës penale vrasje’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprës penale ‘Mashtrimi’, kurse rasti është duke u hetuar nga ana e prokurorit të çështjes dhe për momentin duke marrë parasysh faktin që jemi në fazën e grumbullimit të provave nuk mund të jepen më shumë informata lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. /Telegrafi/