LAJMI I FUNDIT:

Planifikohen mbi 5 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë në Shtime

Planifikohen mbi 5 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë në Shtime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vazhduar takimet dhe vizitat në komunat ku së shpejti do të fillojnë investimet në sektorin e shëndetësisë.

Ai sot vizitoi Komunën e Shtimes ku është planifikuar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka ndarë buxhet në vlerë prej 1 milion e 250 mijë euro, si dhe ndërtimi i Entit Special në këtë komunë për të cilin janë ndarë 4 milionë euro.


Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kabinetin e tij, Vitia tha se përveç planifikimit për ndërtimin e projekteve kapitale, mbetet i përkushtuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Shtimes.

“Ishte kënaqësi takimi me kryetarin Aliu. Me projektet e reja të cilat u prezantuan nga kryetari dhe drejtori i shëndetësisë, është tregue se në shëndetësi qytetarët e Shtimes në të ardhmen do të kenë shërbime shumë më cilësore. Sot biseduam edhe për dy projekte me rëndësi, siç janë ndërtimi i Entit Special dhe i QKMF-së në këtë komunë, projekte të cilat do të jenë në fokusin tonë dhe prioritete si Ministri e Shëndetësisë”, tha ministri Vitia.

Nga ana e tij, kryetari i komunës së Shtimes shprehi falënderimin për angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që komuna e Shtimes të ketë investime të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, është lajm shumë i mirë që vëmendja e pushtetit qendror është kthyer edhe kah Komuna e Shtimes e cila ka qenë e diskriminuar sa i përket investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Pas këtij takimi, së shpejti do të mbahet edhe një takim i radhës me të gjitha ministritë e linjës për të definuar procesin dhe përgjegjësitë në kuadër të shtimit të kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe ndërtimin e Entit Special dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Shtimes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori