LAJMI I FUNDIT:

Plani i uljes së taksave nga kryeministrja britanike Liz Truss mund ta godas ekonominë e Evropës

Plani i uljes së taksave nga kryeministrja britanike Liz Truss mund ta godas ekonominë e Evropës

Pavarësisht përpjekjeve të Thesarit dhe Bankës së Anglisë për të siguruar tregjet financiare, vlera e paudit bie në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan.

Tregtarët po i shmangen monedhës britanike pasi sekretari i Financave, Kwasi Kwarteng njoftoi një plan për uljen e taksave, duke rritur frikën se inflacioni, aktualisht në 9.9 për qind mund të rritet më tej.

Kostoja e huamarrjes në Britani të Madhe u rrit ndjeshëm dhe kjo nënkupton që tregjet shohin më shumë rrezik në borxhin afatmesëm.

Në një lëvizje për të siguruar tregjet, Thesari tha se Kwarteng do të përcaktojë një plan fiskal afatmesëm më 23 nëntor, së bashku me parashikimet zyrtare të rritjes dhe huamarrjes.

Më herët, Banka e Anglisë tha se nuk do të hezitonte të ndryshonte normat e interesit për të frenuar inflacionin dhe po monitoronte tregjet, pasi paundi më herët kishte rënie.

Një zyrtar i lartë në Rezervën Federale tha se plani fiskal i Britanisë së Madhe rriti pasigurinë ekonomike dhe mund të ketë një efekt në ekonomisë e Evropës.

Analistët dhe investitorët thanë se qeveria kishte bërë minimumin për të siguruar tregjet.

Tregjet janë të shqetësuara për planin e qeverisë britanike për të paguar faturat e energjisë dhe për të ulur taksat, të vlerësuar nga ekonomistët midis 111-222 miliardë eurove, financimi i të cilit mbetet i paqartë ndërsa ndikimi i tij në ekonominë e Britanisë së Madhe nuk ka qenë i studiuar. /Telegrafi/