LAJMI I FUNDIT:

Plani operacional i KQZ-së për zgjedhjet lokale, subjektet politike kanë edhe tri ditë afat për të aplikuar për certifikim

Plani operacional i KQZ-së për zgjedhjet lokale, subjektet politike kanë edhe tri ditë afat për të aplikuar për certifikim
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve muaj më parë ka publikuar planin operacional për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021.

Referuar këtij plani, afati për aplikim të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale ka filluar më 17 qershor dhe përfundon më 16 gusht, që do të thotë se subjektet politike kanë afat edhe tri ditë kohë për të aplikuar për certifikim.


Sipas këtij plani, vendimmarrja e KQZ për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve do të bëhet deri më 1 shtator, raporton Telegrafi.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim do të bëhet deri më 8 shtator, ndërkaq periudha e fushatës zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

Afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe përfundon më 18 gusht.


Po ashtu, periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës ka filluar më 20 korrik dhe përfundon më 7 shtator.

Certifikimi i listës përfundimtare të votuesve nga KQZ do të bëhet më 14 shtator.

Ndryshe, deri tani shumica e partive politike kanë caktuar kandidatët për kryetar të komunave. /Telegrafi/

Kliko në foto:

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori