LAJMI I FUNDIT:

Plani i dietologëve kundër akneve

Plani i dietologëve kundër akneve

Dietologët na tregojnë çfarë duhet të hamë, kur dhe çfarë duhet të shmangim nëse duam të kemi një fytyrë të pastër.

Aknet nuk e ruajnë veten për adoleshentët, ato shfaqen dhe te të rriturit sidomos te gratë. Sipas statistikave, më shumë se 80 për qind e rasteve të akneve te të rriturit ndodhin te gratë.

Për ta kuptuar lehtë, aknet shfaqen kur rrënjët e qimeve të holla të lëkurës bllokohen. Normalisht produktet dhe mënyrat që ti përdor për ta pastruar dhe mbajtur të pastër fytyrën janë jashtëzakonisht të rëndësishme, por edhe ushqimet ndikojnë shumë.


Regjimi i duhur ushqimor nuk e zgjidh problemin, janë shumë faktorë që ndikojnë në shpërthimin e akneve: duhani është rreptësisht i ndaluar nëse do një fytyrë të pastër, por në strategjinë e përgjithshme të trajtimit të akneve, ushqimi ka një peshë të rëndësishme.

Ha mëngjes

Nëse nuk ha mëngjes dhe lë të kalojë shumë kohë midis vakteve, mund të ndodhë një luhatje e nivelit të sheqerit në gjak që ndikon prodhimin e insulinës dhe rrit mundësinë për inflamacion, fytyrë të yndyrshme dhe bllokim të poreve, të gjithë shkaktarë aknesh.

Nëse lë të kalojë kohë mes vakteve, veçanërisht po nuk hëngre mëngjes, nxitet çlirimi i kortizolit, hormonit të stresit që çon në ulje-ngritjet e sheqerit. Kështu që trupi duhet të përdorë insulinën për të rregulluar nivelin e sheqerit, shpjegojnë dietologët.

As kafeja e mëngjesit nuk e ndihmon situatën. Stimulantët si kafeina mund të nxisin gjithashtu çlirimin e hormonit të stresit dhe bëjnë që të ngrihet niveli i sheqerit në gjak, me efekt inflamator.

Ha mëngjes një orë pasi je zgjuar dhe pastaj ndaji vaktet kryesore dhe të ndërmjetme me rreth katër orë kur e ke të mundur. Kjo do ndihmojë për të shmangur uljet e sheqerit që bëjnë të kesh dëshirë të padurueshme për karbohidrate dhe stimulantë.

Nuk duhet të pastrosh vetëm fytyrën, duhet të pastrohesh gjithashtu dhe nga brenda

Kujdesu që trupi të funksionojë normalisht dhe të jetë sa më i pastër që të jetë e mundur dhe do e shohësh rezultatin në lëkurë dhe në shpeshtinë e daljes së puçrrave, shkruan revista class. Dietologët thonë që nëse ne zhbllokojmë trupin nga papastërtitë mund ta përdorim lëkurën si një kanal detoksifikimi.

Mundohu që të pastrosh çdo ditë zorrët duke pirë 1.5 lt ujë, shtatë porcione perimesh dhe dy fruatsh, plus karbohidrate drithërash të plota, bishtajash të shumëllojshme, fruta të thata dhe fara, veçanërisht chia dhe fara lini të bluara.

Një dietë e ekuilibruar me proteina dhe fibra, për të pasur pastrime të rregullta të organizmit, është thelbësore nëse dëshiron t’i eliminosh aknet. Dietologët këshillojnë gjithashtu që mund të marrësh probiotikë shtesë, sepse baktere të mira për aparatin tretës duhen për “pastrimin e zorrëve dhe prodhimin e hormoneve”.

Ushqe hormonet

Nëse ruan nivelin optimal të hormoneve, do reduktosh edhe shpërthimin mujor të puçrrave. “Ha perime si brokoli dhe lakra, për të balancuar hormonet”, thonë dieotolgët. Po t’i gatuash lehtë në avull ruan vlerat ushqyese dhe vitaminat që do i sakrifikoje po t’i zieje lehtësisht.

“Gjithashtu, konsumo në sasi dhe perime e fruta shumëngjyrëshe për t’u siguruar qelizave, antioksidantët mbrojtës. Ushqimet natyrale në ngjyrë portokalli, të kuqe dhe të purpurt janë veçanërisht protektive.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori