Pas raportimit se një person i plagosur pasi ka marrë trajtim mjekësor është larguar nga emergjenca, i njëjti është ndaluar nga patrulla policore dhe ka deklaruar se një person i panjohur ka shtënë katër herë me armë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në këmbë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:40, në Shtime.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore. /Telegrafi/