LAJMI I FUNDIT:

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet
Foto ilustruese

Një person është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit mesditën e kësaj të premteje në fshatin Guci të Shkodrës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën”.


“Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton BW.