Një person është plagosur sot në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Eqrem Çabej” afër Fakultetit të Filologjisë.

Policia e Kosovës konfirmon këtë rast duke sqaruar se rreth orës 16:40 kanë pranuar informatën për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në rrugën "Eqrem Çabej" në Prishtinë.


“Nga të shtënat një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin si dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve si dhe vendndodhjes së tyre.

33985744 10156537254335513 8918268469363867648 n