LAJMI I FUNDIT:

Plagosja në Reçicë, autoritetet ende nuk kanë zbardhur rastin

Plagosja në Reçicë, autoritetet ende nuk kanë zbardhur rastin

Edhe 17 ditë nga plagosja e dy të rinjve në një aheng familjarë në Tetovë, institucionet vendase ende nuk kanë zbuluar se kush ka gjuajtur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Tetovë, më 30 korrik. Prezent në këtë festë ishte edhe deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, i cili së bashku me 3 persona tjerë është marrë në pyetje nga policia. Prokurorja e rastit për Alsat bën me dije se nga policia ka kërkuar dëshminë e së paku 10 personave, dëshmitarë të ngjarjes.

Sipas prokurorisë, në rrjedhë e sipër janë ekspertiza të shumta, duke filluar nga gjurmët e gjakut, gëzhojat, pistoletat, plumbat e të tjerë. Alsat mëson se janë konfiskuar më shumë se një pistoletë me leje nga personat që atë natë kanë qenë prezent në atë festë. Të njëjtat janë dërguar për ekspertizë në Shkup, për të parë se nga cila janë shkrepur plumbat që përfunduan në trupat e dy djemve të ri.


“Menjëherë pas ngjarjes prokurori kujdestar nga Prokuroria Publike e Tetovës ka kryer hetimin në vend ngjarje dhe ka urdhëruar vërtetimin e më shumë fakteve. Pas kësaj, priten rezultatet nga ekspertizat, pas çka do të sillet vendimi prokurorial”, thonë nga Prokuroria Publike.

Njëri nga të plagosurit është ende në spital për shkak të seriozitetit të lëndimit. Sipas informatave të Alsat, plumbi ka shkaktuar plagë në sistemin abdominal dhe torakal. Megjithatë, mësohet se gjendja e tij është stabile dhe se po përmirësohet gradualisht. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ditë më parë tha se shifrat e aksidenteve me armë zjarri nëpër festa janë alarmante. Për të madje është e pakuptimtë shprehja e gëzimit në këtë formë, duke gjuajtur me armë.

“Ahengjet familjare nuk organizohen që ndonjëri të veproj me pandërgjegjshmëri dhe të përdorë armë zjarri. Nuk mund të kuptoj këtë mënyrë festimi. Dihet se kur dhe në cilat kushte duhet të përdoren armët e zjarrit”, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.

Vetëm 3 ditë pas ngjarjes në Tetovë, dy gra në Gostivar morën plagë nga plumbat e një pistolete, të shkrepur në shenj gëzimi gjatë një dasme, por për dallim nga ngjarja në Tetovë, i dyshuari për këtë vepër në Gostivar, ishte privuar nga liria po atë natë./alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=mm6Dc_g6rXs

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori