LAJMI I FUNDIT:

Plagosi me armë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari dhe personi që e strehoi

Plagosi me armë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari dhe personi që e strehoi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 49-vjeçar që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij dy ditë më parë.

Në pranga dhe 46-vjeçar që e strehoi autorin e dyshuar të plagosjes, në banesën e tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetase tjetër, të dy për përkrahje të autorit të krimit.


Si rezultat i operacionit të koduar Fresku, në rrugën “Teki Selenica”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Albert Ostreni 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Vrau babanë me mjete të forta, kapet i riu me të meta mendore në Mallakastër
Lexo po ashtu Vrau babanë me mjete të forta, kapet i riu me të meta mendore në Mallakastër

Gjithashtu, u arrestua shtetasi Fatmir Gega, 46 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasja E. K., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

“Shtetasi Albert Ostreni më datë 23.08.2022, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renaldo Mejdani, 23 vjeç dhe më pas, i përkrahur nga shtetasi D. O., 45 vjeç, dhe O. I., 39 vjeçe (të arrestuar më parë), është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është strehuar në banesën e shtetasit Fatmir Gega., në rrugën “Teki Selenica”, ndërsa shtetasja E. K., e ndihmonte duke i dërguar ushqime, në banesën ku strehohej 49-vjeçari”, sqaron policia. /Telegrafi/