LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person nga arma e zjarrit në Prishtinë, policia po punon për zbardhjen e rastit

Plagoset një person nga arma e zjarrit në Prishtinë, policia po punon për zbardhjen e rastit
Foto: Arkiv

Plagoset një person nga arma e zjarrit sot rreth orës 00:15 në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, i plagosuri është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.


“Rreth orës 00:15, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën ‘Shkupi’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Tutje ai tha se aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Qorrolli: Ranë maskat e LDK-së, votat e manipuluara duhet të anulohen

Lajme
A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

A kërkoi Thaçi të vij në Kosovë për varrimin e babait? Gjykata Speciale: Aktualisht nuk mund të japim informacion

Lajme
Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Kalo në kategori