LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitësve iu deshën vetëm 30 sekonda, për ta vjedhur një veturë që aktivizohet pa çelës (Video)

Plaçkitësve iu deshën vetëm 30 sekonda, për ta vjedhur një veturë që aktivizohet pa çelës (Video)

Veturën e parkuar para një shtëpie në Londër, plaçkitësit e vodhën pa thyer ndonjë xham, apo përdorur çelës

Derisa pronari flinte brenda, disa metra larg, ata vodhën të dhënat nga sistemi i hapjes së makinës, nëpërmjet një pajisje që mund të blihet përmes internetit, transmeton Telegrafi. Kur njëri prej tyre i mbante kabllot në duar, tjetri kishte hyrë në veturën e hapur, të cilën e aktivizoi përmes butonit të startit.


“Nuk iu deshën më shumë se 30 sekonda, ju lutem shfrytëzoni bllokuesit e timonëve, sepse është kaq e lehtë të vidhen veturat” thuhet përbri videos, që po shpërndahet prej forcave policore.

Kjo pajisje e qetë dhe e lehtë në përdorim, mbledhë informatat prej sistemit të hapjes edhe nëse ndodhet në afro 90 metra largësi. Ndihmësi që pa pjesën tjetër të pajisjes, transmeton gjithçka në veturë, që aktivizohet nën atë që i duket se është urdhri i çelësit të pronarit. /Telegrafi/