LAJMI I FUNDIT:

Pjesëtari më i ri i familjes Jashari ka lënë sot Spitalin Amerikan

Pjesëtari më i ri i familjes Jashari ka lënë sot Spitalin Amerikan

Besimin dhe vlerësimin për Spitalin Amerikan nuk kanë hezituar ta shprehin haptazi shumë njerëz të rëndësishëm të vendit tonë. Përveç opinionit të gjerë që në vazhdimësi ka maksimumin e vlerësimit, shëndetin ia besojnë edhe persona shumë të vlerësuar të vendit tonë.

Ndër të shumtë njerëz që ky spital pati nderin e ofrimit të shërbimit shëndetësorë, ishte edhe nipi i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Shabanit.

Pasardhësi i familjes së lavdishme të Kosovës – familjes Jashari, pas një lëndimi të komplikuar në këmbën e majtë që kërkonte ekspertizë të thellë, familjarët e tij e kishin sjellë në Spitalin Amerikan.

Ekipi i mjekëve ortoped-traumatolog që ka realizuar ndërhyrjen kirurgjikale ortopedike të Shaban Jasharit, Dr.Florin Ramadani dhe Dr.Pleurat Sejdiu.

“Pacienti kishte pësuar thyeje komplekse të nëngjurit të majtë, dhe intervenimi ishte i nevojshëm. Ekipi ynë ishte në gatishmëri të plotë për të kryer me sukses këtë intervenim dhe ashtu siç e menduam gjithçka shkojë shumë mirë gjatë dhe tani pas operacionit”, thotë Dr.Florini, shef i Departamentit të Ortopedisë në Spitalin Amerikan.

shaban jashari2

Ndërsa Murat Jashari, babai i Shaban Jasharit, falënderon përzemërsisht Spitalin Amerikan për përkushtimin maksimal dhe shumë profesional të ekipit shëndetësorë të këtij spitali.

“Jam shumë i kënaqur me trajtimin dhe gjithçka që Spitali Amerikan ofron për pacientët. Në emër të familjes sime i falënderojë shumë për korrektësinë dhe profesionalizimin e mjekëve që ka Spitali Amerikan”, tha ndër të tjera Murat Jashari.

Shaban Jashari tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe, sipas Dr.Florinit pas kësaj ndërhyrjeje ortopedike, ai nuk do të ketë asnjë kufizim dhe gjithçka do të jetë si më parë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori