Një hulumtim i përbashkët midis Bellingcat, The Insider, Der Spiegel dhe CNN, përcjell Telegrafi, ka zbuluar të dhëna që implikojnë Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB) në helmimin e politikanit të opozitës ruse Alexey Navalny.
Për më tepër, helmimi që ndodhi në muajin gusht 2020, duket se ka ndodhur pas viteve të mbikëqyrjes, i cili filloi në vitin 2017 menjëherë pasi Navalny njoftoi për herë të parë qëllimin e tij për të kandiduar për president të Rusisë.
Hulumtimi ka identifikuar tre operativë të FSB-së, të cilët udhëtuan së bashku me Navalnyn në Novosibirsk dhe më pas e ndoqën atë në qytetin e Tomskit ku u helmua përfundimisht. Këta operativë, dy prej të cilëve udhëtuan me identitet tjetër janë Alexey Alexandrov, Ivan Osipov – të dy mjekë – dhe Vladimir Panyaev. Këta të tre u mbështetën dhe mbikëqyren nga të paktën pesë operativë të tjerë të FSB-së, disa prej të cilëve gjithashtu udhëtuan në Omsk, ku Navalny ishte shtruar në spital.
Gjithashtu u zbuluan të dhëna që tregojnë për ekzistencën e një programi klandestin për armët kimike që operohet nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë. Ky program drejtohet nën mbulesën e një njësie të FSB-së, zyrtarisht e ngarkuar për kryerjen e hetimeve mjeko-ligjore të akteve terroriste dhe parandalimin e krimit të teknologjisë së lartë. Sidoqoftë, ndërsa kjo e fundit ka disa aktivitete të ligjshme hetimore, një nga rolet e saj kryesore dhe sekrete ka qenë të sigurojë mbulesë për një nën-njësi klandestine që përfshin afërsisht 15 operativë për luftërat kimike dhe biologjike.
Raporti për herë të parë zbulon të dhëna që e lidhin drejtpërdrejt helmimin e Navalnyt në muajin gusht 2020 me FSB-në. Ky hetim është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të vakuumit ligjor në të cilin asnjë vend tjetër përveç Rusisë – vendi i implikuar në përpjekjen për vrasje – nuk ka ofruar juridiksionin e tij për një hetim zyrtar të helmimit gati fatal të Navalnyt.
Njësia e Kriminalistikës dhe Helmet në FSB
Sipas hulumtimit, Navalny ishte ndjekur prej vitesh nga një ekip operativësh i FSB-së. Këta pjesëtarë kishin komunikuar me ekspertë të toksinave organofosfate, disa javë para udhëtimit të Navalnyt në Siberi ku e ndoqën atë intensivisht gjatë kësaj kohe, veçanërisht në ditët dhe orët para helmimit të tij në Tomsk. Ky ekip operonte nën maskën e Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB, referuar gjithashtu si NII-2 ose si Njësia Ushtarake 34435.
Bazuar në analizën, duket se ky program mbikëqyret nga koloneli Stanislav Makshakov, një shkencëtar ushtarak, i cili më parë ka punuar në Institutin Shtetëror të Sintezës Organike, i njohur si Njësia Ushtarake 61469. Deri në përfundimin zyrtar të programit të armëve kimike të Rusisë, ky institut ushtarak siguroi kërkime dhe zhvillime për forma të reja të armëve kimike, përfshirë agjentë nervorë të tipit Novichok si pjesë e gjithsej 21 substancave tepër helmuese.
Makshakov i raporton gjeneralit Kirill Vasilyev, drejtor i Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Vasilyev është një inxhinier kimik dhe specialist, ndër të tjera, në identifikimin e metabolitëve të substancave në mostrat biomjekësore përmes kromatografisë masive dhe zbulimit masiv spektrometrik (standardi i artë për identifikimin e armëve kimike në mostrat biomjekësore). Pa zbuluar përkatësinë e tij në FSB, ai gjithashtu ka qenë bashkëautor i studimeve për SC Signal, një institutin kërkimor i lidhur me programin për rifillimin e armëve kimike të Rusisë.
Vasilyev është në varësi të gjeneralmajorit Vladimir Bogdanov, ish-shefi i Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet dhe aktualisht kreu i njësisë mëmë Qendra Speciale e Teknologjisë së FSB-së.
Bogdanov raporton tek drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov, i cili, nga ana tjetër, raporton te presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Skuadra e ‘helmimit’ e FSB-së
Hulumtimi ka identifikuar të paktën 15 operativë që duket se punojnë brenda kësaj nën-njësie klandestine të Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB. Të paktën tetë prej tyre – përfshirë Makshakov – ishin në kontakt të ngushtë në faza të ndryshme të operacioneve për t’i shkuar mbrapa Navalnyit në ditët dhe orët para helmimit të tij.
Duket gjithashtu se mund të jenë bërë përpjekje për të helmuar Navalnyn, në të paktën një ndoshta dy raste të tjera.
Ekipi kryesor i përfshirë në ndjekjen e Navalnyt përbëhet nga shtatë operativë që duket se janë në kontakt të rregullt me Makshakovin, një oficer i rangut më të lartë të FSB-së. Ata udhëtuan nën identitetin e tyre ose të maskuar, në varësi të ndjeshmërisë së operacionit.
Oleg Tayakin [Oleg Tarasov]
Oleg Tayakin apo me emrin e mbuluar Oleg Tarasov është një anëtar i lartë i skuadrës së FSB-së, zakonisht koordinon oficerët e tjerë dhe vepron kryesisht jashtë zyrës qendrore. Ai shërbeu në një bazë të forcave speciale të lidhur me FSB (Njësia Ushtarake 2006 në qytetin jugor rus të Yessentukit), si dhe në Njësinë Ushtarake të Forcës Hapësinore 03523. Në vitin 2004, ai u diplomua në Akademinë Mjekësore Pirogov në Moskë. Punoi si kirurg përpara se t’i bashkohej Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB.
Alexey Alexandrov [Alexey Frolov]
Alexey Alexandrov ka mbaruar për mjekësi në Moskë në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek urgjence dhe më vonë si mjek ushtarak përpara se t’i bashkohej FSB-së në vitin 2013. Ai ishte i pranishëm në të dy helmimet e vitit 2020, njëri i dyshuar ndaj Navalnyt dhe gruas së tij në Kaliningrad dhe tjetri pothuajse fatal në Tomsk duke vepruar me emërin e rremë Alexey Frolov.
Ivan Osipov [Ivan Spiridonov]
Ivan Osipov apo me emrin e mbuluar Ivan Spiridonov ka marr trajnime për mjekësi. Prania e tij në rrjetet sociale ishte zhdukur në vitin 2012, e cila ka të ngjarë kur ai u bashkua me FSB-në.
Konstantin Kudryavtsev [Konstantin Sokolov]
Konstantin Kudryavtsev apo me emrin e mbuluar Konstantin Sokolov ka shërbyer në një njësi ushtarake të armëve kimike në Shikhany. Ka diplomuar në Akademinë e Mbrojtjes Kimike-Biologjike Ushtarake të Rusisë përpara se t’i bashkohej Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB.
Alexey Krivoschekov
Alexey Krivoschekov ka punuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes para se t’i bashkohej FSB-së.
Mikhail Shvets [Mikhail Stepanov]
Të dhënat telefonike të hulumtuara nga Bellingcat tregojnë se Mikhail Shvets apo me emrin me emrin e mbuluar Mikhail Stepanov ndan kohën e tij midis punës në bazën e operacioneve speciale dhe laboratorit në Vargi.
Vladimir Panyaev
Vladimir Panyaev ka shërbyer në Njësinë Kufitare të FSB-së. Përpara se t’i bashkohej Institutit të Kriminalistikës dhe Helmet në FSB, ai kishte bashkëthemeluar një kompani që shiste llamba anti-bakteriale.
Para vitit 2017, anëtarët e kësaj njësie të FSB-së bënë udhëtime të përbashkëta e të shumëfishta në destinacione të ndryshme në Rusi. Shpesh ata udhëtonin në zona tipike me interes për FSB-në për shkak të veprimtarive separatiste ose terroriste të tilla si në Çeçeni, Dagestan dhe Osetinë e Veriut. Sidoqoftë, kishte edhe shumë udhëtime në zona të tjera të Rusisë që nuk janë të njohura për trazira civile, siç janë qytetet siberiane Omsk dhe Barnaul. Nuk është ende e qartë se çfarë detyre mund të ketë ndjekur kjo njësi e specializuar në ato rajone.
Derisa udhëtimet e tilla vazhduan pas vitit 2016, duket se që nga fillimi i vitit 2017 fokusi kryesor i kësaj njësie është zhvendos në një figurë: Alexey Navalny.
Veçanërisht, anëtarët e kësaj njësie duket se kanë përdorur identitetin e tyre të dyfishtë pothuajse ekskluzivisht për punën në lidhje me Navalnyn.
Tridhjetë e shtatë rastësi
Një analizë lidhur me udhëtimet paraprake të anëtarëve të skuadrës së FSB tregon se ata kanë ndjekur Navalnyn që nga 16 janari i 2017-së, një muaj pasi ai njoftoi planet e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale ruse të 2018-së. Si pjesë e kampanjës së tij presidenciale, Navalny bëri mbi 20 udhëtime për fushatë elektorale jashtë Moskës gjatë vitit 2017. Pjestarët e FSB-së e ndoqën atë në shumicën e këtyre udhëtimeve, me përjashtim të disa vizitave ditore të cilat nuk kërkonin që ai të qëndronte brenda natës në destinacionin e caktuar.
Në total, skuadra e FSB-së bëri 37 udhëtime në të njëjtat destinacione ku Navalny udhëtoi me aeroplan ose me tren midis periudhës 2017 – 2020.
Pjestarët e “skuadrës së helmimit” zakonisht udhëtonin në grupe me dy ose tre persona – duke përzier jo vetëm anëtarë të ndryshëm të ekipit, por gjithashtu duke ndryshuar identitetet e tyre reale dhe të mbulimit. Veçanërisht, ata pothuajse kurrë nuk morën të njëjtin fluturim si ai në të cilin po fluturonte politikani opozitar, por udhëtuan me fluturime paralele.
Një operacion i tillë do të ishte në përputhje me praktikat e sigurisë për të minimizuar mundësitë që Navalny ose anëtarët e ekipit të tij të vërenin të njëjtët bashkudhëtarë në fluturime të ndryshme. Në mënyrë të ngjashme, kjo metodë e zbatuar vazhdimisht ka të ngjarë të bënte të pabesueshme që kjo skuadër kishte për detyrë thjesht mbikëqyrjen e Navalnyt.
Pas operacionit intensiv të vëzhgimit gjatë vitit 2017, pjesëtarët e FSB-së duket se përfundojnë udhëtimet e tyre nga fundi i këtoj viti. Në muajin dhjetor, Komiteti Zgjedhor i Rusisë refuzoi të vërtetonte emërimin e Alexei Navalnyt si kandidat për president.
Pastaj në muajin shkurt të 2019-së, një anëtar i këtij ekipi të FSB bëri një udhëtim të fshehtë me tren në Shën Petersburg së bashku me Navalny.
Sidoqoftë, është e mundur që pjesëtarë të tjerë, ende të paidentifikuar (ose me identitete të mbuluara) të skuadrës së FSB-së të kenë bërë më shumë udhëtime me politikanin. Në një intervistë me Bellingcat, Navalny kishte ndarë informacione të pazbuluara më parë se, gjatë një fluturimi në vitin 2019, ai kishte ndjerë simptoma mjaftë të ngjashme sikurse helmimi i fundit.
Më 28 korrik 2019, ndërsa ishte në paraburgim i akuzuar për organizimin e një proteste të paautorizuar, Navalny pësoi skuqje të rëndë të lëkurës dhe inflamacion të syve, të cilat, sipas mjekut të tij, mund të kishin ardhur nga prekja e një agjenti kimik të paidentifikuar. Ai u shtrua në spital dhe u diagnostikua me dermatit.
Dështimi i Kaliningradit
Më pak se dy muaj para helmimit të Navalnyt në Tomsk, më 2 korrik 2020, tre anëtarë të skuadrës së FSB – Alexandrov, duke udhëtuar me emrin e tij të rremë Frolov, Shvets dhe Panyaev duke udhëtuar me emrat e tyre të vërtetë – blenë bileta për fluturime në Kaliningrad. Panyaev bleu një biletë për një fluturim po atë mbrëmje, ndërsa Frolov dhe Shvets blenë bileta për fluturim për mëngjesin e 3 korrikut. Kjo ishte dita që Navalny dhe gruaja e tij Yuliya do të udhëtonin në Kaliningrad për një qëndrim romantik pesë-ditor në Hotel Schloss Yantarny.
Pak para fluturimeve të tyre, të tre operativët e FSB-së kishin shkëmbyer thirrje të shumta telefonike me kolonel Makshakov. Nga ana e tij, ai kishte shkëmbyer telefonata me shefat e tij, Kirill Vasilyev dhe Vladimir Bogdanov. Sapo të tre operativët u larguan nga Moska, ata i fikën telefonat e tyre të rregullt.
Më 3 korrik 2020, Makshakov mori disa mesazhe me tekst midis orës 15:00 dhe 18:00 me kohën e Moskës dhe një mesazh menjëherë pas mesnatës. Komunikimi u intensifikua të nesërmen, me gjithsej 21 mesazhe gjatë ditës, e fundit ishte në orën 04:57. Po atë natë, ora 23:21, të tre anëtarët e “skuadrës së helmimit” kishin rezervuar bileta për në Moskë për datën 5 korrik.
Ditën tjetër, 6 korrik 2020, u zhvilluan dy linja të veçanta udhëtimi, një në Kaliningrad dhe një tjetër në Moskë.
Alexey dhe Yuliya në mëngjesin e 6 korrikut – ditën e katërt të pushimeve të tyre në Kaliningrad – vendosën të bënin një shëtitje përgjatë plazhit. Ata u kthyen pak në dhomën e tyre të hotelit dhe më pas dolën për të drekuar në një restorant afër plazhit. Gjatë rrugës, Yuliya papritmas filloi të nihej dobët. Ajo piu pak ujë dhe tha se do të shkonte përsëri në hotel për të pushuar, ndërsa Alexey qëndroi në restorant.
Gjatë kthimit, Yuliya u ul për pak kohë në një stol dhe e kishte gati të pamundur të ngrihej në këmbë. Ajo thotë se mezi i kontrollonte këmbët deri sa ecte për në hotel.
Të dy, i thanë Bellingcat se nuk mendonin se duhet të kërkonin ndihmë mjekësore për shkak të natyrës së papërcaktuar të sëmundjes. Alexey beson se sëmundja misterioze që përshkruan gruaja e tij, është shumë e ngjashme me “ndjenjën e vdekjes së pashmangshme” që ai përjetoi në bordin e aeroplanit më 20 gusht ku u helmua me Novichok.
Ndërsa Yuliya ishte e rrethuar nga simptomat e saj të pashpjegueshme, kishte një rritje të aktivitetit telefonik në Moskë.
Duke filluar në orën 08:30 të 6 korrikut 2020, pati një “stuhi” të thirrjeve telefonike midis tre anëtarëve të skuadrës që sapo ishin kthyer nga Kaliningradi dhe shefit të tyre Makshakov, i cili nga ana tjetër thirri eprorët e tij Vasiliyev dhe Bogdanov. Deri në orën 09:00, Makshakov, Vasiliev dhe Bogdanov kishin thirrur drejtorin e SC Signal, Artur Zhirov. Pak pas orës 10:00, Zhirov dhe Makshakov kishin telefonuar Oleg Demidovin, një ekspert i armëve kimike nga Instituti Ushtarak i 33-së.
Pas një shkëmbimi të vrullshëm të thirrjeve midis FSB dhe SC Signal gjatë gjysmës së parë të ditës,
Pak pas orës 13:00, gjenerali Bogdanov u nis për në Kaliningrad. Të dhënat e vendndodhjes tregojnë se ai ditët e ardhshme i kaloi në selinë e FSB-së, duke komunikuar me telefon kryesisht me Makshakovin, si dhe me kimistët në SC Signal dhe në Institutin e Kriminalistikës dhe Helmeve.
Duke pasur parasysh ndërlidhjen e komunikimit midis pjesëtarëve të FSB-së, komandantëve të saj dhe SC Signal, është e logjikshme të supozohet se ekspertët e armëve kimike nga SC Signal ishin përfshirë në planifikimin e këtij operacioni ose potencialisht në një post-mortem, apo një përpjekje për të helmuar Navalnyn.
Përpjekja përfundimtare
Në ora 13:39 të 12 gushtit, tre pjesëtarë të “skuadrës së helmimit” të FSB-së – Aleksandrov, Osipov dhe Panyaev – rezervuan fluturime për mëngjesin tjetër për në Novosibirsk. Alexandrov do të fluturonte si Frolov dhe Osipov si Spiridonov, vetëm Panyaev do të përdorte emrin e tij të vërtetë. Në këtë kohë FSB do të kishte ditur që një anëtar kryesor i ekipit të Fondacionit Kundër Korrupsionit (FBK) i Navalnyt, kishte blerë një biletë për në Novosibirsk.
Navalny dhe ekipi i tij nuk kishin rezervuar fluturime kthyese. Pas incidenteve të shumta të sigurisë, ai preferoi të bënte rezervime të minutës së fundit. Navalny do të rezervonte vetëm një fluturim për kthim – jo nga Novosibirsk por nga Tomsk – më 17 gusht 2020.
Kjo nuk ishte e njohur për ekipin e FSB-së, kështu që ata prenotuan bileta një drejtimëshe për në Novosibirsk. Ata do të rezervonin fluturimet e tyre të kthimit pesë ditë më vonë – disa minuta pasi Navalny rezervoi fluturimin e tij të kthimit më 17 gusht. Ashtu si Navalny, skuadra e FSB-së do të fluturonte përsëri në Moskë nga Tomski, por një ditë më vonë se ai, pra më 21 gusht.
Menjëherë pasi tre pjesëtarët e skuadrës së FSB-së bënë rezervimet e tyre të fluturimit, Osipov thirri Makshakovin, i cili nga ana e tij thirri menjëherë shefin e tij Kirill Vasilyev, kreun e Institutit të Kriminalistikës. Në orët e ardhshme, ndodhi një shkëmbim i vazhdueshëm i thirrjeve midis Makshakovit dhe tre anëtarëve kryesorë të ekipit që kishin rezervuar fluturimet për në Novosibirsk, si dhe anëtarëve të tjerë të skuadrës Krivoshchekov, Kudryavtsev dhe Shvets.
Ndërsa mbrëmja po afrohej, një anëtar tjetër i skuadrës – Oleg Tayakin – thirri tre pjesëtarët që do të fluturonin të nesërmen në mëngjes. Regjistrimet e thirrjeve nga ajo javë tregojnë se Tayakin do të qëndronte në Moskë dhe do të komunikonte me një person të panjohur.
Atë mbrëmje, në orën 20:43 pasdite, Makshakov thirri në telefon Bogdanovin. Menjëherë pas kësaj, një nga anëtarët e ekipit që largohej, thirri shefin e stacionit të FSB-së në Aeroportin Sheremetyevo. Të nesërmen në mëngjes, treshja do të largohej nga atje.
Derisa Aleksandrov, Osipov dhe Panyaev morën fluturimin SU-1460 nga Sheremetyevo për në Novosibirsk në ora 09:05, kolegu i tyre Tayakin ishte nisur në Aeroportin Domodedovo.
Më 14 gusht, në ora 15:34 me kohën e Tomskut, Alexandrov bëri një nga dy gabimet serioze të sigurisë operacionale. Ai për pak kohë ndezi telefonin e tij kryesor. Në këtë moment, ai ishte vendosur afër hotelit ku Maria Pevchikh kishte rezervuar një dhomë.
Të dhënat e thirrjeve në tre ditët në vijim tregojnë se Tayakin do të qëndronte në selinë kryesore të FSB-së në Moskë. Gjatë shumicës së netëve, ai vazhdimisht bënte dhe merrte thirrje telefonike me anë të një personi të panjohur. Ai e thërriste Makshakovin herët në mëngjes. Nga ana tjetër, Makshakovi do të telefononte Bogdanovin pas çdo thirrjeje nga Tayakin.
Më 16 gusht, gjatë ditës së fundit të qëndrimit, Navalny erdhi në Novosibirsk. Ditën tjetër, ai dhe ekipi i tij do të shkonin me makinë në Tomsk, një udhëtim tre orë e gjysmë në veri të vendit.
Më 15 gusht, përsëri në Moskë – në orën 23:07 – Bogdanov kishte thirrur Makshakovin. Gjatë gjithë asaj nate, Bogdanov dhe Makshakov shkëmbyen disa mesazhe të tjera mes orës 03:00 dhe 05:00 me kohën e Moskës (apo ora 07:00 dhe 09:00 me kohën e Novosibirskit), të ndërthurura me mesazhet midis Makshakovit dhe anëtarëve të skuadrës Shvets dhe Krivoschekovit.
Më vonë, Navalny dhe ekipi i tij rezervuan fluturimet e tyre të kthimit nga Tomski në Moskë në orët e mëngjesit të 20 gushtit. Pak kohë më vonë, ekipi i FSB-së bleu biletat e tyre nga Tomski për në Moskë për t’u kthyer më 21 gusht.
Rritja e dytë e flusksit të komunikimin ndodhi në natën e 19 gushtit, kjo përkon me kohën në të cilën Navalny u helmua në Tomsk.
Në ora 16:21 me kohën e Moskës (20:21 me kohën e Tomskut), Panyaev i dërgoi një tekst Makshakovit. Ky ishte mesazhi i tretë që Panyaev do t’i dërgonte eprorit të tij atë ditë, dy të parët u dërguan herët në mëngjes. Menjëherë pasi u dërgua ky tekst, Navalny shkoi të notonte në një lumë në zonën e Tomskut. Ai ishte larg hotelit dhe dhoma e tij mbeti pa mbikëqyrje për rreth dy orë e gjysmë.
Ndërsa u ulën të gjithë në lokal, rreth orës 23:15, Navalny kërkoi një Bloody Mary, baristi tha se nuk e kishin këtë koktej dhe në vend të tij i ofroi një Negorni, ai e pranoi sugjerimin, por tha që nuk mund të pinte më shumë se një gllënjkë pasi “pija kishte një shije të neveritshme”. Rreth 15 minuta më vonë ai u largua nga ndeja dhe u nis për në dhomën e tij.
Në orën 20:08 me kohën e Moskës, Krivoschekov thirri Makshakovin, shtatë minuta më vonë, Tayakin komunikoi shkurtimisht me dikë përmes Messengerit. Menjëherë pas kësaj, ai thirri Makshakovin dhe foli katër herë deri në ora 20:44.
Katër minuta më vonë, në orën 00:48 sipas kohës së Tomskut, Alexandrov bëri gabimin e tij të dytë operativ të sigurisë. Ai përsëri ndezi telefonin e tij të rregullt.
Në orën 06:00 të 20 gushtit, ekipi i Navalnyt ishte mbledhur në hollin e hotelit dhe po priste që ai të zbriste nga dhoma e tij për t’u nisur për në aeroport. Ishte porositur një taksi, por Navalny u shfaq në orën 06:05.
Pikërisht atëherë, në ora 02:05 me kohën e Moskës, Krivoschekov i dërgoi një mesazh Makshakovit, ky pastaj i dërgoi mesazh Tayakinit që ishte në shtëpi. Tayakin menjëherë ia ktheu mesazhin në ora 02:08 dhe u nis për në zyrë rreth orës 03:40. Në orën 04:00 me kohën e Moskës, avioni i Navalnyt ishte nisur nga Tomski për në Aeroportin Domodedovo në Moskë.
Rreth 30 minuta pas fluturimit, Navalny ndjeu fillimin e helmimit dhe ra në koma, pasi u përpoq të freskohej në banjën e aeroplanit. Piloti e devijoi avionin për në aeroportin më të afërt dhe pas një vonese për shkak të një alarmi të rremë për bombë në aeroport, piloti e uli aeroplanin në ora 06:00 me kohën e Moskës . Stafi i urgjencës mjekësore mbërriti menjëherë dhe injektuan atropin te Navalny, një masë që mjekët gjermanë e kanë quajtur shpëtim të jetës.
Pikërisht në këtë orë, Makshakov kishte thirrur Krivoshchekovin. Në ora 07:11, Makshakov kishte thirrur Bogdanovin.
Në ndërkohë, në orën 05:36, Tayakin ishte larguar nga zyra dhe ishte drejtuar drejt Aeroportit Domodedovo. Të dhënat e telefonit e tregojnë atë afër aeroportit rreth orës 06:27, por ai kishte ndaluar disa kilometra larg tij. Ai bëri një telefonatë dhe priti deri pas orës 07:00, ku u largua pa hyrë kurrë në zonën e aeroportit. Në orën 07:06, ai u kthye përsëri në zyrë dhe qëndroi atje duke shkëmbyer telefonata me Makshakovin dhe anëtarët e tjerë të ekipit, derisa në ora 11:30, ai shkoi në zyrën e Bogdanovit në rrugën “Prospekt Vernadskogo”. Ai qëndroi atje për një orë dhe pastaj u kthye përsëri në Vargi.
Pak pas mesnatës së 20 gushtit, ndërsa Navalny ishte në një gjendje kritike në një spital në Omsk, Tayakin thirri shefin e stacionit të FSB-së në Aeroportin Domodedovo. Në këtë pikë, ai po i afrohej aeroportit, nga ku do të fluturonte për në Gorno-Altaysk, një qytet i vogël rreth pesë orë me makinë nga Novosibirsk.
Tayakin e kaloi pjesën e mbetur të ditës në zyrën e FSB-së në Gorno-Altaysk, ndoshta e përdori si një vend takim dhe më pas u zhvendos në një zonë turistike në jug të qytetit. Rreth orës 18:00 me kohën e Moskës, Tayakin dhe Makshakov filluan shkëmbimin e mesazheve.
Në orën 19:00, spitali i Omskut që fillimisht kishte refuzuar të linte Navalnyn që të largohej për në Gjermani për mjekim, papritmas mori vendim që ai mund të nisej për në Berlin.
Dy ditë më vonë, më 24 gusht, tre anëtarët e skuadrës së FSB-së që kishin qenë në Tomsk në kohën e helmimit të Navalnyt – Alexandrov, Osipov dhe Panyaev – ndoqën rregullin, duke marrë një fluturim nga Gorno-Altaysk për në Moskë.
Vetëm një ditë pasi treshja Alexandrov, Osipov dhe Panyaev mbërritën përsëri në Moskë, kolegu i tyre Kudryavtsev – një specialist i trajnuar i armëve kimike – fluturoi nga Moska në Omsk më 25 gusht. Ai qëndroi në qytet për më pak se 10 orë.
Në këtë moment, pra në kohën Navalny tashmë ishte larguar nga Omski dhe po nisej për shërim në Gjermani. Sidoqoftë, rrobat dhe sendet e tij personale që kishin qenë me të në spitalin e Omskit kishin mbetur atje.
Deri më sot, Navalny dhe familja e tij nuk kanë marrur një përgjigje për vendndodhjen e rrobave të tij.
Përfundim
Ky hulumtim ka zbuluar të dhëna që implikojnë agjencinë kryesore të sigurisë së Rusisë e njohur si FSB, në ndjekjen e Navalnyt për një periudhë të gjatë kohore duke përdorur operativë që kanë trajnim të specializuar në armë kimike, kimi dhe mjekësi.
Këta operativë ishin në afërsi të aktivistit të opozitës në ditët dhe orët gjatë të cilit ai u helmua me një armë kimike të shkallës ushtarake. Ata ishin afër tij të paktën edhe një rast tjetër kur gruaja e tij ndjeu simptoma të pashpjegueshme në përputhje me një dozë jo vdekjeprurëse.
“Skuadra e helmimit” kishte ndjekur figurën e opozitës në mbi 37 udhëtime, në katër vitet e fundit.
Hulumtimi është veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh që asnjë vend nuk ka ofruar juridiksionin e tij për të hetuar helmimin e Navalnyt. Një refuzim i heshtur për ta hetuar rastin, përbën një shtyrje për të hetuar Rusinë – një shtet që jo vetëm është i implikuar në këtë krim, gjithashtu zyrtarisht ka refuzuar të nis hetimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje