LAJMI I FUNDIT:

Pjesë të Vizbegut pa ujë për pije, banorët: Paguajmë faturat por ujë nuk kemi

Pjesë të Vizbegut pa ujë për pije, banorët: Paguajmë faturat por ujë nuk kemi

Mungesa e ujit ka bërë që një pjesë e banorëve të Vizbegut të kaloj në etje temperaturat ekstrem të nxehta. Ndërsa Alsat qëndroi në Vizbeg, çezmat, kopshtet dhe rrugët thuajse ishin të thara. Në oborret e shtëpisë ishin të radhitura shishet dhe bidonët të mbushur me ujë me të cilat familjarët duhet të kryejnë gjërat më elementare.

“Kur kemi një orë ujë, zgjohen njerëzit dhe i mbushin kovat me ujë, kështu jetojmë. Për një person është vështirë e jo një familje, një person nuk mund t’ia dal. Ishin vitin e kaluar por asgjë nuk bën. Premtuan se do të bëhet, sa i morën votat edhe ikën”.


“Mbrëmë në ora 3 ka ardh. Unë nuk po e di se kush mundet mu organizu këtë, a komuna a shteti. Jemi lajmëruar në komunë, jemi lajmëruar te ujësjellësi, jemi lajmëruar te të gjitha institucionet, nuk marrin masa aspak, ujë s’ka, 6 muaj verë ujë s’kemi”.

Pavarësisht mungesës së ujit, banorët që anketuam ishin të rregullt në shlyerjen e faturave ndaj ujësjellësit.

“Paguajmë 750 den, 1000 den, 1800 ose 2000 den. Me shumë vështirësi përballemi, natën vjen një ose dy orë. A vjen dikush ta kontrollon orën e ujit? Tash nuk vjen, te ujësjellësi i marrim faturat dhe i paguajmë në vend. Tash kemi pas dasëm, shumë vështirë, tu e prit natën mi mbush kovat”.

Mungesa e ujit më së shumti ka revoltuar fëmijët. Ata thonë se nuk arrijnë të mbushin me ujë pishinat për fëmijë për tu freskuar në temperaturat e larta.

“Për çdo ditë shkojmë aty, është një person, ka bunar edhe mbushim ujë. Në shishe e mbushim. Nuk kemi ujë, me çka të freskohemi. Nuk mundemi as ndonjë bazen me mbush me ujë se nuk ka ujë”.

“Shumë keq se s’kemi ujë as me e mbush bazenin ose diçka tjetër. Çfarë bëni gjatë ditës? Asgjë, s’kemi ujë të bëjmë dush. Ndonjëherë edhe blejmë”.

Mungesa e ujit në Vizbeg është problem I kamotshëm për një pjesë të caktuar të banorëve të cilët pavarësisht premtimeve të vazhdueshme asnjëherë nuk arritën në zgjidhjen e problemit./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori