LAJMI I FUNDIT:

Pjesë e grupit kriminal të drogës në Tiranë, arrestohet Arlinda Rama në Rinas

Pjesë e grupit kriminal të drogës në Tiranë, arrestohet Arlinda Rama në Rinas

Është arrestuar në Rinas, sapo u fut në territorin shqiptar, Arlinda Rama.

Kjo e fundit ishte shpallur në kërkim nga sektori i narkotikëve në Policinë e Tiranës si pjesë e një grupi kriminal që shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.


E reja ishte pjesë e operacionit të koduar ‘Harta’, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë dhe tre persona të tjerë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Tiranë më 22 mars, u goditën dy grupe kriminale që shpërndanin kanabis, heroinë dhe kokainë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Nga hetimet ka rezuluar se anëtarët e grupit në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. /Telegrafi/