Reperi i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ka befasuar fansat në një video që postoi ditë më parë në rrjete sociale.

Ai u shfaq tërësisht i gjakosur në një makinë, ndërsa lë të dyshohej se kishte të bënte me ndonjë aksident apo klip të tijin.


I njëjti së fundmi u ka sqaruar fansave se kjo ishte bërë gjatë realizimit të videoklipit të ri, i cili pritet të lansohet këtë muaj.

Screenshot 7 10 Foto: Instagram

Në informacionet që janë ndarë në rrjete sociale, mësohet se kënga e tij e re “Nur Noch Einmal” do të publikohet më 11 dhjetor.

Kjo mezi po pritet nga fansat dhe tashmë pamjet e klipit janë shpërndarë gjithandej rrjeteve sociale.

Screenshot 9 5 Foto: Instagram

Krahas kësaj, Bujupi javën e kaluar ka qenë i përfshirë në një debat me Capital T, pasi ky i fundit deklaroi se famën e ka fituar falë tij, ndërsa u sqaruan me njëri-tjetrin në një përballje ‘virtuale’. /Telegrafi/