Italia dhe Spanja kanë mbyllur pjesën e parë, në kuadër të gjysmëfinales në Euro 2020.

Edhe pse të dy skuadrat provuan shumë, rrjetat mbetën të paprekura.


Italianët llogariteshin si pak më favorit, por në këtë pjesë lojë spanjollët ishin më të rrezikshëm.

Screenshot 48

Italia rrezikoi një herë me Ciro Immobilen që pasoi te Nicolo Barella, por ky u vonua të gjuajë edhe pse porta ishte e zbrazët pa portierin.

Rastin më të mirë për Spanjën e kishte Dani Olmo në minutën e 25-të, por Gio Donnarumma bëri një pritje të madhe.

Screenshot 49

Për Italinë rastin më të mirë e kishte Emerson, ku goditja e tij u ndal nga shtylla.

Pjesa e dytë premton më shumë, pasi kërkohet një vend në finale./Telegrafi/