LAJMI I FUNDIT:

Pjata, filxhanë argjendi e jelekë me ar – dhuratat që Berisha u ka bërë zyrtarëve të lartë të SHBA-ve (Foto)

Pjata, filxhanë argjendi e jelekë me ar – dhuratat që Berisha u ka bërë zyrtarëve të lartë të SHBA-ve (Foto)

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 2005 deri në vitin 2013 rezulton t’i kenë pranuar të gjitha dhuratat e çiftit Liri dhe Sali Berisha.

Nga një investigim i “BalkanWeb” në portalin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit ka rezultuar se në mënyrë frekuente Presidenti i SHBA-ve, George W Bush, bashkëshortja e tij Laura Bush, Zv/Presidenti Dick Cheney si edhe Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton i kanë thënë “PO” peshqesheve luksoze të çiftit kryeministror shqiptar të atyre viteve.


Argumentimi ka qenë i njëjtë në të gjitha rastet: “Mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.

Dhuratat

Siparin e dhuratave për zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Berisha e ka nisur një vit pas ardhjes në pushtet.

Konkretisht në vitin 2006, në 2 qershor, ai i ka dhuruar një pjatë argjendi të punuar me filigran, zv/Presidentit të SHBA-ve, Dick Cheney, me vlerë 350 dollarë. Dhe siç raporton “BalkanWeb”, dhurata është pranuar.

Në vitin 2007, ka qenë bashkëshortja e ish-kryeministrit, Liri Berisha e cila i ka bërë jo 1 por 4 dhurata Laura Bush, bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve në vlerë totale 2241 dollarë.

Konkretisht dhurata e parë ishte një set me 7 filxhanë argjendi të punuar me filigran me vlerë 1263 dollarësh.

Dhurata e dytë ka qenë një jelek me thekë në ngjyrë burgundi të errët të qëndisur me fije floriri me vlerë 250 dollarë. D

hurata e tretë, siç raporton “BalkanWeb” ka qenë një mbulesë tavoline me pesë peceta, të gjitha të qëndisura me fije argjendi, bakri e bronzi dhe me rruaza perlash, me vlerë 403 dollarë. Të tre këto dhurata i janë bërë në 7 qershor 2007.

Ndërsa dhurata e katërt ka qenë një ornament argjendi e vendosur brenda një kutie blu me vlerë 325 dollarësh, e cila iu dhurua Zonjës së Parë të SHBA-ve në datën 24 shtator 2007.

Të katër këto “peshqeshe” të Liri Berishës janë pranuar nga Laura Bush.

Një vit më vonë, respektivisht në 25 prill 2008, Sali Berisha i ka bërë një tjetër dhuratë Presidentit të SHBA-ve, George W Bush. Konkretisht një tas argjendi të punuar me filigran në vlerë 350 dollarësh.

Siç raporton “BalkanWeb” edhe në këtë rast pranimi i dhuratës është argumentuar se “mospranimi do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA¬ve”.

Berishës iu deshën katër vjet që të tentonte edhe njëherë t’i bënte një dhuratë një tjetër zyrtari të lartë të SHBA-ve.

Në vitin 2012, respektivisht në 31 tetor, ish-kryeministri shqiptar i dhuroi një kuti argjendi të punuar me filigran Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me vlerë 400 dollarësh. Përgjigja ishte e njëjta: “mospranimi i dhuratës do të vinte në vështirësi jo vetëm dhuruesin por edhe qeverinë e SHBA-ve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori