LAJMI I FUNDIT:

Pishtar Lutfiu: Nxënësit të përgatiten për testimin ekstern (Video)

Pishtar Lutfiu: Nxënësit të përgatiten për testimin ekstern (Video)

Nxënësit dhe mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm thuajse kanë mbetur në udhëkryq, të përgatiten ose jo për realizimin e testimit ekstern. Mandatari për formimin e Qeverisë Zaev, ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë të njëjtën pas nisjes me punë të Kuvendit. Por ministri I Arsimit në largim Pishtar Lutfiu dëshpëron nxënësit dhe arsimtarët, kërkon nga ta që të përgatiten për testimin ekstern, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Unë besoj shumë se Qeveria e re nuk do të shkoj në sjelljen e një ligji që do të jetë i cenueshëm për qytetarët dhe nxënësit e Maqedonisë, prandaj kisha bë apel që nxënësit të përgatiten për testimin ekstern për shkak se sjellja e ligjeve nuk ndodhë brenda nate por, duhet të jetë në konsultim edhe me sektorin juridik edhe me ekspertë juridik për të sjell një ligj të mir. Ligji më andej do të duhet të kaloj nëpër komisione, do të duhet në parlament, kështu që besoj që do të duhet të kaloj një kohë, një periudhë pas ardhjes së Qeverisë së re. Prandaj, po bëj apel edhe një herë që edhe përkundër dëshirës së LSDM-së për të sjell një ligj për ndërprerjen e testimit ekstern ajo kërkon kohë – tha për Alsat-M, Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.


Ditë më parë Alsat-M njoftoi se shkollat fillore dhe të mesme në vend kanë bërë përgatitjet e fundit për realizimin e testimit ekstern. Drejtorët e shkollave njoftuan se pjesa teknike e përgatitjeve ka përfunduar. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve tashmë një muaj kanë bërë të ditura datat e mbajtjes së testimit ekstern. 5,6,8 dhe 9 qershor. Janë përgatitur 450 mijë pyetje në të gjitha lëndët të cilat deri më 15 maj ishin në dispozicion për tu shqyrtuar nga nxënësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori