eksperti-banner

Zhytësit mund të zhyten në thellësi të reja pa vendosur këmbë në oqean falë një strukture prej shumë milionë dollarëshe që sapo u hap në Poloni.

Me një thellësi mbi 45 metra 'Deepspot' pretendohet të jetë pishina më e thellë në botë, që përmban 8,000 metra kub ujë - më shumë se 20 herë sasia se një pishinë 25 metra, transmeton Telegrafi.


Struktura mbresëlënëse është e pajisur me një "vrimë blu" të simuluar që zbret në pikën e saj më të thellë, dhe madje përmban një anije të vogël, si dhe shpella nënujore artificiale dhe rrënojat e Majave që zhytësit të eksplorojnë.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 201201110303 worlds deepest diving pool fake mayan ruins deepspot

"Këtu nuk ka peshq ose shkëmbinj nënujorë koralesh, kështu që nuk është zëvendësues për detin. Por është padyshim një vend i mirë për të mësuar dhe për të stërvitur në mënyrë që të zhyteni të sigurt në ujë të hapur", tha instruktori polak i zhytjes Przemyslaw Kacprzak për AFP.

'Deepspot' është e vendosur në qytetin Mszczonow, më pak se 50 kilometra nga Varshava.

"Dhe është kënaqësi! Ky është si një kopsht fëmijësh për zhytësit"!

Deepspot u lejua të hapet pavarësisht nga rregullat e rrepta të Polonisë kundër COVID-19, pasi është një qendër trajnimi që siguron kurse më shumë sesa një pishinë standarde noti.

Ndërsa ka për qëllim kryesisht zhytësit, drejtori Michal Braszczynski i tha AFP se objekti mund të përdoret gjithashtu si një qendër stërvitje për zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 201130221610 worlds deepest diving pool deepspotopeningkonwentphoto 15

Deri vonë, Y-40 Joy Deep, në Hotel Millepini, afër Venecias, Itali, njihej si pishina më e thellë në botë për shkak të thellësisë së saj prej 42 metrash.

Sidoqoftë, Deepspot e ka marrë titullin, megjithëse jo për shumë kohë.

Abyss Blue 50 metra i thellë, aktualisht në ndërtim e sipër në Colchester, Angli do ta marrë këtë nder pasi të nisë punën. /Telegrafi/