LAJMI I FUNDIT:

Pishina e Gërmisë, vend rekreacioni edhe për të huajt (Video)

Pishina e Gërmisë, vend rekreacioni edhe për të huajt (Video)

Parku i Gërmisë është një park i bukur i cili ndodhet në kryeqytet.

Më shumë se gjysma e këtij parku është i mbuluar me pyje.


Parku një vend i përshtatshëm për rekreacion sepse aty ka fusha sportive, shtigje këmbësorësh, çiklistësh si dhe disa restaurante.

Gjatë verës ky vend tërheq edhe më shumë vizitorë me hapjen e pishinës.

Në këtë pishinë shumë qytetar nga Prishtina e më gjerë kalojnë ditët e nxehta të verës.

Nysret Morina një nga frekuentuesit e kësaj pishine ka deklaruar për RTV Dukagjinin se në Gërmi ofrohen kushte shumë të mira, dhe se ja vlen të shkohet në këtë pishinë.

“Ofrohen super kushte në këtë pishinë. Së pari gjelbërimi dhe ajri i pastër janë më mirë se në çdo vend të Kosovës. Uji është shumë i pastër, pastërtia është në nivel, qytetarët janë të kujdesshëm, ja vlen të vihet këtu”, shprehet ai.

Kujdestari i pishinës Shefqet Hasani ka thënë se kushtet e sigurisë janë në nivel të lartë, pasi shpëtimtarët qëndrojnë aty gjatë gjithë kohës, përcjell Telegrafi.

“Sigurimi i pishinës është në nivel shumë të mirë. Kemi disa shpëtimtarë të ri, por ata kanë vullnet të madh për këtë punë. Kemi pasur disa herë intervenime, dhe ato janë kryer me sukses”, shprehet Shefqet Hasani.

Emrush Hyseni nga Pishina e Gërmisë thotë se kjo pishinë është e dyta në Evropë për kapacitete dhe ofron shumë mundësi për turizëm malor.

“Pishina e Gërmisë është e dyta në Evropë me kapacitetet që ka. Ofrojmë shumë shërbime për turizëm malor për qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë. Kemi pasur vizitor nga të gjitha vendet e botës dhe kanë pëlqyer shumë këtë vend”, thotë Emrush Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori