LAJMI I FUNDIT:

Pishev sërish e thirri Zaevin për kontratën me firmën “Triterol” (Video)

Pishev sërish e thirri Zaevin për kontratën me firmën “Triterol” (Video)

Ai me këtë rast pyeti nëse Prokuroria Speciale Publike do të kërkojë paraburgim për Zaevin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Çmimi mesatar për kilometër të cilën e paguan komuna e Strumicës për transport, dhe për të cilën ekziston dyshim se një pjesë nuk realizohet, është 7,3 denarë, ndërsa në Manastir ku LSDM e skandalizoi në mënyrë të vrazhdë transportin falas dhe përmes instrumentit të saj PSP, bën ndjekje politike ndaj kryetarit Taleski, çmimi mesatar për transport është 4,2 denarë ose për gati se dy herë më pak se Strumica”, ka thënë Vasil Pishev para gazetarëve.


Ai kërkoi që PSP dhe të gjithë institucionet tjera të hyjnë në komunën e Strumicës dhe ta hetojnë rastin, njëkohësisht kërkoi përgjigje nga komuna se ku shkojnë paratë, kush është kompania “Triterol”, dhe përse qytetarët e Strumicës paguajnë transport dyfish më të shtrenjtë.

Ndryshe për thëniet e deputetit Pishev mbrëmë reagoi komuna e Strumicës e cila njoftoi se firma “Triterol” aspak nuk ka marrë pjesë në këtë tender./Telegrafi/