Duket se zakoni i shumë njerëzve që e nisin ditën e tyre me një filxhan kafe mund të ketë përfitime shtesë përtej zgjimit, dhe hulumtimi i ri te gratë thotë se mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2.
Studimi, i cili u botua në American Journal of Clinical Nutrition, përfshiu 4.522 pjesëmarrës dhe ata u ndoqën nga viti 1991 deri në 2017. Kontrollet bëheshin çdo dy deri në katër vjet për të parë faktorë të ndryshëm si stili i jetesës, dieta – duke përfshirë konsumimin e kafesë me kafeinë dhe pa kafeinë, demografinë dhe sëmundjet.
Për më tepër, mostrat e gjakut u morën nga pjesëmarrësit jodiabetikë midis 2012 dhe 2014 dhe u analizuan për biomarkerët e metabolizmit të glukozës.
Gjatë studimit, u zbulua se 979 pjesëmarrës zhvilluan diabetin e tipit 2. Rezultatet gjithashtu treguan se konsumimi i rregullt i kafesë me kafeinë lidhej me një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2.
Përbërësi aktiv në kafe është kafeina, një stimulues që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Kjo ndodh, sepse kafeina bllokon receptorët e adenozinës në tru, gjë që ul nivelin e insulinës dhe rrit përthithjen e glukozës, transmeton KosovaPress.
Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i kafesë lidhet me një profil të përmirësuar metabolik – që do të thotë se pirja e më shumë kafeve mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 duke ju ndihmuar të mbani një peshë të shëndetshme dhe nivel të presionit të gjakut.
Përveç veprimit si një shtesë diete për diabetin, kafeja dhe kafeina janë treguar të kenë disa përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë uljen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit për shkak të antioksiduesve dhe uljen e rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit për shkak të kafeinës.
Megjithatë, është e rëndësishme të mos e teproni, pasi që pirja e më shumë se katër filxhanëve kafe në ditë mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj