LAJMI I FUNDIT:

Pirja e duhanit i dyfishon shanset për t’u verbëruar

Pirja e duhanit i dyfishon shanset për t’u verbëruar

Pirja e duhanit është një prej shkaktarëve më të mëdhenj të vdekjeve dhe sëmundjeve në botë.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit vdesin 78,000 persona nga pirja e duhanit, ndërkaq një pjesë shumë e madhe jetojnë me sëmundje të cilat shkaktohen nga duhani, transmeton Telegrafi.

Duhani është shkaktari më i madh i kancerit në mushkëri, por gjithashtu mund të shkaktojë edhe lloje tjera të kancerit.

Ndër tjerash, pirja e duhanit e dëmton zemrën, e rritë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të të pësuarit sulm në zemër apo në tru.

Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin
Lexo po ashtu Truqet që ju ndihmojnë ta lini duhanin

Por, mbi krejt këto, personat që pinë duhan duket se janë dyfish më të prirë ta humbin shikimin.

Duhani përmban mbi 7,000 kimikale të rrezikshme të cilat, sipas ekspertëve, mund të shkaktojnë uveitis – një sëmundje e cila shkakton inflamacion të shtresës së mesme të syrit.

Nëse nuk trajtohet, uveitis-i mund të kalojë në sëmundje më serioze si katarakti, degjenerimi makular, glaukoma e deri në verbëri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori