LAJMI I FUNDIT:

Pirelli prezantoi kalendarin për vitin 2023, nderon ‘femrat e jashtëzakonshme’

Pirelli prezantoi kalendarin për vitin 2023, nderon ‘femrat e jashtëzakonshme’
Bella Hadid (Foto: Emma Summerton)

Të mërkurën, Pirelli prezantoi kalendarin për vitin 2023, i titulluar “Letra për Muzën” dhe është një nderim për një grup “femrash të jashtëzakonshme”.

Fotografja Emma Summerton zbuloi se zgjodhi artiste, aktiviste, atlete dhe femra të tjera që e frymëzuan.

“Doja të kthehesha te rrënjët etimologjike të fjalës ‘muzë’ dhe t’i portretizoja femrat që më frymëzojnë për kontributin e tyre në letërsi, shkencë dhe art”, ka deklaruar Summerton për CNN.

Ashley Graham (Foto: Emma Summerton)

“Ideja ishte t’i përfaqësojmë ashtu siç janë në të vërtetë dhe të krijojmë bota që mund të reflektojnë dhe tregojnë historitë e tyre më të mëdha”, kashtuar ajo.

Si i tillë, një formacion prej 14 modelesh që frymëzojnë si jashtë ashtu edhe në pistë, janë paraqitur si ‘muza’ të ndryshme në fotografi shumë të stilizuara.

Cara Delevingne, për shembull, e cila përveç një karriere mjaft të suksesshme modelingu ka luajtur në role të shumta filmike, shfaqet si ‘performuese’ dhe e veshur me veshje makrame, fotografohet me poza të spikatura mes luleradhiqeve.

Cara Delevingne (Foto: Emma Summerton)

Të xhiruara në New York dhe Londër gjatë verës, modelet janë fotografuar në sfonde komplekse, të mbushura me realizëm magjik dhe elementë surrealë si luleradhiqe, pyje të errët, kukuvajka dhe pasqyra, falë skenografes Vika Rutsch. Ato plotësohen me kostume fantastike nga drejtoresha e modës Amanda Harlech.

Kalendari vjetor i shumëpritur ka paraqitur disa nga modelet më të mëdha në botë ndër vite, nga Iman te Kate Moss. Një fotograf i ndryshëm zgjidhet çdo vit, me Annie Leibovitz dhe Richard Avedon mes atyre që kanë shkrepur më parë për kalendarin.

Emily Ratajkowski (Foto: Emma Summerton)

Summerton është femra e pestë që realizon kalendarin që kur u lansua për herë të parë nga kompania italiane e gomave në vitet e gjashtëdhjeta. /Telegrafi/