LAJMI I FUNDIT:

Piloti nga Zelanda e Re i mbajtur peng, me mesazh prekës për gruan dhe djalin e tij – një vit pasi u kap nga rebelët në Papuan Perëndimore

Piloti nga Zelanda e Re i mbajtur peng, me mesazh prekës për gruan dhe djalin e tij – një vit pasi u kap nga rebelët në Papuan Perëndimore

Një pilot nga Zelanda e Re, i cili u mor peng nga rebelët në pyjet e Papua-s Perëndimore, i ka dërguar një mesazh prekës gruas dhe djalit të tij – një vit pasi u kap rob.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Philip Mark Mehrtens, një ish-pilot 38-vjeçar, duket i dobët dhe i zbehtë në një video të re të pengjeve të publikuar nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Papua-s Perëndimore (TPNPB), të cilët e kanë kërcënuar më parë se do ta ekzekutonin.


Piloti thotë ‘jam unë’, me një nënqeshje nervoze, përpara se t’i shtojë edhe disa fjalë inkurajuese gruas së tij Maria dhe djalit gjashtëvjeçar Jacob.

“Unë jam mirë, ata po më trajtojnë mirë… Unë po përpiqem të qëndroj pozitiv dhe shpresoj që ti dhe Jacob të jeni të shëndetshëm dhe të jeni mirë dhe të merrni mbështetje”, thotë ai.

“Ju dua shumë të dyve dhe më mungoni shumë dhe shpresoj të jem në gjendje të flas me ju së shpejti”, shton ai.

Mehrtens ishte duke punuar për një kompani aviacioni indoneziane kur u rrëmbye pasi uli aeroplanin e tij me një motor Susi Air në një pistë ajrore të largët në provincën malore të Nduga, e gjendur në gjysmën perëndimore të Guinesë së Re të Indonezisë.

Ai thotë në videon e fundit se është xhiruar më 22 dhjetor 2023, me rebelët duke pritur me javë para se ta shpërndajnë sot.

Piloti vazhdoi të shpjegonte se ishte takuar me ‘komandantin’, me gjasë një referencë për Egianus Kogoya, një komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Papua-s Perëndimore (TPN-PB) që po lufton aneksimin indonezian të territorit.

Mehrtens tha se do të fliste edhe me komandantin për të bërë një telefonatë me familjen e tij. Nuk ishte e qartë nëse kjo telefonatë ishte bërë ndonjëherë.

Në një video të dytë të publikuar gjithashtu javën e kaluar, Mehrtens duket se i drejtohet qeverisë së Zelandës së Re dhe kërkon disa furnizime për të lehtësuar kohën e tij në robëri.

Ndryshe, Mehrtens u rrëmbye më 7 shkurt të vitit të kaluar.

Një ditë pasi u kap, grupi tha në një video se ai ‘do të vdesë këtu’ si ‘ne të tjerët’ nëse ushtria indoneziane do të përpiqej ta shpëtonte.

Zëdhënësi i separatistëve rebelë Sebby Sambom shkroi në Facebook se Mehrtens do të mbahet peng për negociatat me Indonezinë – por paralajmëroi se nëse Xhakarta refuzon të negociojë ose ndërhyn ushtarakisht, atëherë piloti ‘do të ekzekutohet’.

Sambom tha në atë kohë se rebelët nuk do ta lironin kurrë zotin Mehrtens nëse Xhakarta nuk e bënte rajonin e Papua-s të pavarur nga Indonezia.

Por qeveria indoneziane qëndroi e palëkundur, duke thënë se Papua do të “mbetet përgjithmonë një pjesë legjitime” e Indonezisë.

Dy muaj më parë, rebelët separatistë kërcënuan se do ta ekzekutonin zotin Mehrtens nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin, megjithëse ai duket se ka mbetur i gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori