LAJMI I FUNDIT:

Pilates, gjeni qendrën tuaj të ‘pushtetit’

Pilates, gjeni qendrën tuaj të ‘pushtetit’

Pilates është një kombinim i ushtrimeve për të forcuar qëndrueshmërinë dhe për të bërë më elastik trupin.

Me praktikim të rregullt të pilates përmirësohet frymëmarrja, forcohen nyjet dhe muskuj bëhen më të bukur dhe më të forcuar. Mirëmban figurën, mbron nga osteoporoza, dhe ndihmon për shtatzëni më të lehtë. Ajo forcon shpinën dhe bën që trupi të lëvizë në mënyrë të duhur. Mund ta praktikojë secili, pa dallim nga gjinia dhe mosha.

Pilates është sistem i ushtrimeve fizike krijuar nga Joseph Pilates në gjysmën e parë të shekullit 20 në Gjermani. Ai paraqet një seri lëvizjesh të kontrolluara, të cilat kryhen në dysheme dhe duke përdorur disa rekuizita.


Shpikësi i këtyre ushtrimeve teknike e quajti Pilatesin “Kontrologji”, sepse qëllimi i tij është të koordinohen mendja, shpirti dhe trupi. Me mendje kontrollohen lëvizjet. Ushtrimet që tani përdoren me pilates janë modernizuar dhe përmirësuar.

Rekuiziti më i zakonshëm për pilates është një top i madh i kombinuar me peshat. Topi është një shofer i shkëlqyer për përsëritjet e shpeshta të ushtrimeve dhe për ruajtjen e ekuilibrit. Ai është projektuar për të forcuar muskujt e barkut, dhe përdoret edhe si bazë për ushtrimet ngjitu-ulu me duar dhe ushtrimet me pesha.

Topi mundëson edhe ushtrime në shtëpi, është praktik dhe mund të bartet gjithkund. Përveç ushtrimeve topin mund ta përdorni edhe si karrige derisa ju punoni, në mënyrë që të aktivizoni sjellje korrekte të shpinës. Ushtrimi me top është i lehtë ekonomik dhe praktik dhe, gjithsesi, shumë i efektshëm në ruajtjen e fizikut të mirë dhe një shpirti pozitiv. /Telegrafi/