LAJMI I FUNDIT:

Pikëpyetjet e ftesës që i bëri Specialja, Rrustem Mustafës – flasin juristët

Pikëpyetjet e ftesës që i bëri Specialja, Rrustem Mustafës – flasin juristët

Rrustem Mustafa – Remi gjatë javës së ardhshme do të udhëtoj drejt Hagës. Atje do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Mustafa në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se nuk e di se për cilin proces gjyqësor do të merret në pyetje. Komandant Remi është pjesë e aktakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, si dhe është përmendur në disa raste përgjatë procesit.

Emri iu përmend në disa raste, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. E të shtunën, Rrustem Mustafa konfirmoi se ka pranuar një ftesë nga Specialja.


Në një përgjigje përmes telefonit për Dukagjinin, Mustafa ka thënë se në Hagë po udhëton në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo nuk ka treguar se për çka saktësisht është ftuar.

Për komandant Remin, që ka qenë udhëheqës i zonës operative të Llapit kjo nuk është hera e parë që intervistohet nga Specialja.

Ai ishte marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe në janar të vitit 2019.

Rrustem Mustafa, është gjithashtu pjesë e aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në pikat 67 dhe 68 të aktakuzës, Prokuroria pretendon se dhjetëra persona u mbajtën të paraburgosur në disa qendra ndalimi që ndodheshin në zonën e Llapit, ku komandant ishte Mustafa.

Ish-komandant Remi ftohet për të dëshmuar në Hagë
Lexo po ashtu Ish-komandant Remi ftohet për të dëshmuar në Hagë

Emrin e komandant Remit e përmendi edhe një nga dëshmitarët në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk mund të themi se në cilën fazë të hetimeve janë. A është qëllimi i tyre të përfundohet me ish-krerët e UÇK-së, apo të ftohen edhe persona të tjerë. Megjithatë, gjatë procedurës hetimore janë marrë një mori personash në pyetje, kështu që nuk përjashtohet mundësia që në një fazë të mëvonshme ose edhe të tanishme, të ngritët ndonjë aktakuzë për çështje të krimeve të luftës”, ka deklaruar avokati Kadri Osaj.

Rrustem Mustafa e ka kaluar një proces gjyqësor për krime lufte edhe në Kosovë.

Si pjesë e grupit të Llapit, ai ishte dënuar me 4 vite burgim.

I gjithë grupi, u dënua me 13 vjet heqje lirie.

“Ky rast ka vazhduar procesin gjyqësor edhe me misionin e UNMIK-ut, madje i njëjti rast është kthyer në rigjykim dhe ka vazhduar edhe nga misioni i EULEX-it dhe diku në vitin 2015 ky rast ka marrë formën e prerë. Tani më, Dhomat e Specializuara, apo Gjykata, nuk mund t’i akuzoj personat për pikat e njëjta të aktakuzës për të cilat tanimë janë gjykuar”, ka shtuar Amer Alija – FDH.

Mustafa ka njoftuar se në Hagë do të shkoj gjatë javës së ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori