LAJMI I FUNDIT:

Pijet energjike çojnë drejt alkoolizmit

Pijet energjike çojnë drejt alkoolizmit

Përzierja e pijeve energjike me alkoolin çon deri te dehja specifike “freskuese”, andaj personat nuk i vërejnë simptomat e dehjes, për ç’gjë vazhdojnë të pinë dhe pas një kohe shumë lehtë mund të bëhen alkoolistë.

Të gjitha pijet energjike përmbajnë stimulues të cilat maskojnë ndjenjën e dehjes, transmeton Telegrafi.

Një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Journal of Adolescent Health”, i zhvilluar nga studiuesit e Institute for Social Research te University of Michigan, ka arritur në përfundimin se kombinimi i alkoolit me pijet energjike kthehet në një rrezik të vërtetë, sidomos për studentët.


“Zbuluam se studentët e universitetit prireshin për të pirë më shumë dhe për tu dehur, kur përdornin edhe pije energjike edhe alkool, krahasuar me ditët kur përdornin vetëm alkool”, tha Megan Patrick, një nga drejtuesit e studimit.

Sipas studimit, studentët të cilët pinin alkool dhe pije energjike në të njëjtën ditë, kalonin më shumë kohë duke konsumuar pije alkoolike dhe shpesh përfundonin të dehur, duke bërë që niveli i alkoolit në gjak të ishte shumë i lartë.

“Kjo ndodh për shkak të stimulimit që shkaktohet nga pijet energjike, të cilat bëjnë që njerëzit të mos e kuptojnë që janë të dehur duke vijuar të pinë më tej. Pasojat janë të rënda për shëndetin, pasi njerëzit që nuk e kuptojnë se janë të dehur, vazhdojnë të abuzojnë”, deklaroi Patrick. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori