LAJMI I FUNDIT:

Pijet me akull dhe limon janë më të dëmshme se ç’mendoni, ato përmbajnë lloje të ndryshme të baktereve dhe viruseve

Pijet me akull dhe limon janë më të dëmshme se ç’mendoni, ato përmbajnë lloje të ndryshme të baktereve dhe viruseve

Në fund të ditës, pas një orari të gjatë të punës, asgjë nuk ju freskon më shumë sesa një pije e ftoftë me akull dhe limon në të. Por duket se kjo pije mund të mos jetë aq lehtësuese sa mendoni.

Kjo për shkak se shtimi i limonëve dhe akujve në pije, bën që njëkohësisht të transferohen shumë baktere dhe viruse të cilat mund t’ju sëmurin, transmeton Telegrafi.


Përderisa akulli ka një histori të gjatë të kontaminimit, studimet e reja të kryera nga shkencëtarët ushqimorë kanë dëshmuar se sa lehtë bakteret mund të transferohen.

Hulumtimet kanë zbuluar se kur duart janë të kontaminuara me bakterin E. Coli – infeksion serioz i cili mund të shkaktojë diarre, vjellje, dhimbje stomaku dhe grip – bakteri mund të transferohet në limonët e lagur dhe në akull në 100 për qind të rasteve.

Por, kur limonët janë të tharë dhe jo të lagur, ajo përqindje zvogëlohet në vetëm 30 për qind.

Një studim i vitit 2007 kishte zbuluar se 70 për qind e rriskave të limonit që ishin përdorur në 21 restaurante të ndryshme kishin përmbajtur rreth 25 specie të ndryshme të mikrobeve.

E njëjta ishte dëshmuar edhe me akull, ku nëse në pijen tuaj akulli është shtuar nga duart e dikujt, atëherë 67 për qind e baktereve të atij personi transferohen në pijen tuaj, ndërsa 87 për qind të baktereve transferohen në pijen tuaj nëse akulli bartet në pijen tuaj me lugë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori