LAJMI I FUNDIT:

Pija ideale për të humbur peshë dhe për ta pastruar trupin

Pija ideale për të humbur peshë dhe për ta pastruar trupin

Nëse dëshironi të humbni peshë dhe ta pastroni tërë trupin, atëherë ndihuni të lirë ta përgatitni këtë pije të përbërë nga minti, portokalli dhe çaji i gjelbër.

Duke e konsumuar këtë pije, ju do ta përmirësoni tërë shëndetin e përgjithshëm, transmeton Telegrafi.


Çaji i gjelbër është i aftë ta shpejtojë metabolizmin dhe ndihmon në procesin e absorbimit të yndyrave.

Duke e pirë një çaj të gjelbër çdo ditë, ju do të jeni të aftë t’i zvogëloni rreziqet e sëmundjeve të zemrës, kancerit të lëkurës, sulmit në tru, sheqerit të lartë në gjak, shtypjes së lartë të gjakut, etj.

Në anën tjetër, portokajtë janë shumë të shëndetshëm për shkak të vetive antioksiduese që i kanë.

Ata nuk përmbajnë ndonjë lloj të yndyrave të ngopura, por janë të mbushura me fibra, të cilat janë shumë të nevojshme për njerëzit që kanë problem me mbipeshë.

Veç kësaj, portokajtë kanë efekt pozitiv edhe kur bëhet fjalë për ballafaqimin me sëmundje kardiovaskulare, artrit dhe kancer.

Në fund, minti është i pasur me kalium, hekur, magnez e kalcium. Kjo bimë e përmirëson procesin e tretjes së ushqimit, ndërkaq njëkohësisht e ndihmon organizmin që me lehtësi ta djegë yndyrën dhe ta parandalojë fryrjen e barkut.

Përgatitja e pijes:

– Vlojeni 1 litër ujë për 3-4 minuta. Temperatura e ujit duhet të jetë rreth 8- deri 85 gradë Celsius

– Shtoni 5 qese çaji të gjelbër dhe lëreni ujin të ftohet për 3 deri 5 minuta

– Largoni qeset e çajit të gjelbër

– Pastrojeni portokallin dhe prejeni bashkë me lëvore

– Çajin e gjelbër vendoseni në një enë xhami, shtojani rriskat e portokallit dhe në fund edhe disa gjethe të freskëta minti

– Mbylleni enën e xhamit dhe lëreni ashtu tërë natën

– Ju pastaj duhet ta konsumoni 1 gotë të kësaj pije para çdo shujte. /Telegrafi/