LAJMI I FUNDIT:

Pica Portobelo

Pica Portobelo

Përbërësit për 8 mini pica:

* 8 kërpudha
* 4 feta djathë mocarela
* 4 domate, të gri ra
* 1 lugë borzilok
* 1 lugë rigon
* piper i zi për shije
* 2 lugë ullinj

Përgatitja:

1. Ngrohim furrën në 220 gradë. Pastrojmë kërpudhat me letër kuzhine. Presim bishtat dhe i shpëlajmë. I vendosim kërpudhat në një tavë.

2. I lyejmë sipër me sprej kuzhine. I pjekim për 10 minuta. I kthejmë nga ana tjetër. Vendosim mbi çdo kërpudhë një fetë djathë.

3. I spërkasim me erëza dhe piper. I ndajmë ullinjtë mes picave. I pjekim për 5-8 minuta ose derisa të shkrijë djathi. Dhe më pas i vëmë sipër edhe domatet. /Telegrafi/