LAJMI I FUNDIT:

Philips: E çuditshme që Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Philips: E çuditshme që Kosova nuk ka liberalizim të vizave

Analisti amerikan David Philips ka thënë se në Kosovë deri më tani politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen vetëm personalisht.

Philips në një ligjëratë me studentë të kolegjit “Universum”, ka thënë se ka ardhur koha që politikanët kosovarë të merren më shumë me çështje sociale.


“Politikanët kanë pasur agjenda se si të pasurohen personalisht, derisa ka ardhur koha që ata ta merren më shumë me çështje sociale. Edhe kosovarët, më shumë duhet të bëjnë për shtetin sesa Kosova për ta”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

“Zhvillimi ekonomik në Kosovë nuk është i mirë. Mosliberalizimi i vizave është vendim i çuditshëm. Kur Ukraina e ka fituar liberalizimin e vizave pse ju mos ta keni”, ka thënë Philips.

Analisti Philips, ka thënë se Brukseli duhet t’ia bërë të qartë Serbisë që kjo e fundit nuk do të integrohet në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën.“Brukseli duhet publikisht t’i thotë Serbisë që nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian nëse nuk i zgjidh të gjitha çështjet me Kosovën, dhe t’i respektoj marrëveshjet e arritura”, ka pohuar Philips.

Duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës.

Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues.

Sipas tij, ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe se rasti më i njohur është bllokimi i anëtarësimit së Kosovës në UNESCO.

“Dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishikim i zaptimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë, por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjellë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Philips tha se Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin e shteteve pro-perëndimore, të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai foli edhe për rolin e Rusisë në Ballkan, ku tha se shteti rus është në luftë të ftohtë me ShBA-të sa i përket ndikimit në Ballkan.

Sipas tij, Rusia së bashku me Serbinë janë armiq të Kosovës, të cilat po e pengojnë anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori