LAJMI I FUNDIT:

Phillips: Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë

Phillips: Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë

Këshilltari i lartë dhe eksperti i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama, David L. Phillips, thotë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Normalizimi nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan Phillips në një shkrim autorial për Huffinton Post.


Sipas tij, Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë, duke shtuar se “deri tani, 114 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Por, paralajmëron se qasja e Serbisë mund të evoluojë, duke u bazuar në qëndrimet e fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç rreth Kosovës.

Sipas Phillips, skenari për aneksim të veriut të Kosovës nuk ka gjasa të realizohet, shkruan arbresh.info.

“Krijimi i një krize në Kosovë është një problem i rrezikshëm. Vuçiç e di se nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se veprimi ushtarak në veri të Kosovës do të shkatërronte shanset e Serbisë për anëtarësimin në BE.”

Një ujdi e madhe do të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia sipas Phillips, dhe kjo sipas tij do të mundësonte që Kosova do të anëtarësohet në OKB, ndërsa si Kosova ashtu edhe Serbia do të vazhdojnë punën për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, duke hyrë në BE në të njëjtën kohë.

“Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE me një qasje të re dhe nën një format tjetër, mund të çojë në një zbulim të madh, duke zgjidhur një nga konfliktet më të ashpra të Evropës”.

David L. Phillips është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administratave të Clinton, Bush dhe Obama. Phillips është autor i Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Shtrënguese dhe Ndërhyrja e SHBA. /arbresh.info/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori