LAJMI I FUNDIT:

Pfizer padit Hungarinë, refuzoi të paguajë 60 milionë euro për vaksinat e coronavirusit

Pfizer padit Hungarinë, refuzoi të paguajë 60 milionë euro për vaksinat e coronavirusit

Kompania farmaceutike amerikane, Pfizer dhe partneri i saj, Biontech kanë nisur procedurat ligjore kundër Qeverisë së Hungarisë për vaksinat kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Pfizerit konfirmoi rastin, i cili është në një gjykatë belge dhe theksoi se “po vazhdojnë bisedimet me qeverinë në Budapest”.

Sipas padisë, rezulton se hungarezët kanë refuzuar të paguajnë tre milionë doza të vaksinave, të cilat kapin vlerën e rreth 60 milionë eurove, raporton politico.


Mosmarrëveshja filloi kur Hungaria informoi Pfizerin në muajin nëntor të vitit 2022 se nuk e kishte ndërmend të paguante, duke arsyetuar me konfliktin në Ukrainë.

Padia e Pfizerit kundër Hungarisë është identike me atë të ngritur kundër Polonisë. Në të dyja rastet, vendet u paditën pasi refuzuan të paguajnë për vaksinat.

Pfizer paditi Poloninë se refuzoi 60 milionë doza të vaksinës, të cilat i kishte porositur në muajin prill të vitit të kaluar. Kompania amerikane pretendon se shteti polak u ka borxh 1.2 miliard euro.

Të dyja rastet i shtohen një numri në rritje të veprimeve ligjore që lidhen me përpjekjet e Bashkimit Evropian për të siguruar sa më shumë vaksina të jetë e mundur në epokën e pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori