LAJMI I FUNDIT:

Pfandler premton përkrahjen e Austrisë për sistemin prokurorial të Kosovës

Pfandler premton përkrahjen e Austrisë për sistemin prokurorial të Kosovës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim pune, ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler.

Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar ambasadorin austriak Pfandler, për sfidat  me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial dhe me efikasitetin e sistemit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.


Kryeprokurori Lumezi, ka pohuar se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale.

Po ashtu, Lumezi ka shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.

Gjatë këtij takimi është biseduar për rritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftën kundër kriminalitetit, e me theks të veçantë në parandalimin e korrupsionit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet Austriake në fushën penale.

Ndërkaq, ambasadori Pfandler, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, ka shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet ku Austria mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca

Lajme
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane: Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme
Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin

Lajme
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit

Lajme
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori