Bota e veturave elektrike është e mbushur me “teaser-a” të njoftimeve të veturave në ardhje, njoftime njoftimesh, zbulime skicash, lloj-lloj gjërash të çuditshme. Peugeot gjithashtu vendosi të luante edhe lojën e çuditshmërisë.
Më 5 janar, Peugeot do të zbulojë konceptin e tij Inception, i cili do të shfaqë platformën e parë elektrike të gjeneratës së ardhshme “BEV by design”, e para e Peugeot që nuk ndahet bashkë me automjetet me djegie të brendshme.
Ky nuk është njoftimi i parë në lidhje me Inception, megjithatë – njoftimi fillestar i konceptit të ardhshëm u bë në tetor në Motor Show në Paris. Por tani është pothuajse gati për t’u shfaqur, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Koncepti Peugeot Inception EV do të zbulohet në CES në Las Vegas. CES është ekspozita më e madhe tregtare në botë e teknologjisë dhe ne kuptojmë se Peugeot dëshiron të lidhet me këtë, por Peugeot nuk i shet makinat e saj në SHBA. As nuk e ka ndërmend.
Pikërisht kur menduam se kemi parë të gjitha çuditshmëritë e mundshme, Peugeot vendos të shkojë një hap më tej. Chapeau, siç thonë në Francë.
Peugeot mendon se Inception do të “ta kthejë
përvojën e automobilave me kokë poshtë”, shpresojmë se kjo nuk do të thotë se rrotat do të jenë në çati.
Koncepti thuhet se mishëron vlerat thelbësore të markës: Joshjen, Emocionin dhe Përsosmërinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Mercedes prezanton modelin më të shpejtë AMG
Jugkoreanët pretendojnë se kanë bateri që mund të karikohet në pak sekonda
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të
Mansory modifikon McLaren 720, që kap shpejtësinë maksimale prej 341 kilometra në orë dhe prodhon 755 kuaj-fuqi
Fillojnë dërgesat për modelin AITO M7
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre