LAJMI I FUNDIT:

Peugeot prezanton modelin e ri E-3008, një frymë e re në botën e makinave elektrike

Peugeot prezanton modelin e ri E-3008, një frymë e re në botën e makinave elektrike

Deri në vitin 2025, PEUGEOT ka planifikuar të bëhet brend lider në Evropë në segmentin e automjeteve elektrike, dhe modeli më i ri, E-3008 është një dëshmi e këtij angazhimi.

E-3008 paraqet një transformim të rëndësishëm të modelit të njohur, duke ofruar:

Elegancë

-Një dizajn elegant SUV fastback me aerodinamikë të jashtëzakonshme.

-Pjesa para e ridizajnuar me drita LED.

-Gomat inovative dhe efikase, eksteriore pa krom, dhe një gamë ngjyrash tërheqëse.

Emocion

-PEUGEOT Panoramic i-Cockpit® me një ekran panoramik HD 21 inçësh që duket sikur po fluturoni.

-Një ambient i brendshëm me teknologji të lartë, materiale te larta premiume dhe ndriçimi me LED i cili është i programueshëm.

-Karakteristikat e drejtimit semi-autonom si asistencën e mbajtjes së drejtimit dhe kontrollin e shpejtësisë.

Perfeksion

-Një platformë elektrike inovative, STLA Medium, që ofron deri në 700km autonomi.

-Tre motorë elektrik (210KF, 230KF Long Range, dhe 320KF Dual Motor).

-Mundësi të shpejta të mbushjes, prej 30 minutash deri në 80% të baterisë.

-Funksionet e mbushjes inteligjente dhe Vehicle-to-Load, duke rritur lidhjen dhe komoditetin.

-Frenim rigjenerues inovativ, duke siguruar fleksibilitet në rikuperimin e energjisë.

Lidhje e fortë

-Sistemet PEUGEOT i-Connect® me pasqyrim wireless dhe navigacion të avancuar

-Njohja e zërit dhe përditësimet automatike

Angazhimi Ndaj Mjedisit:

-Materiale të qëndrueshme dhe përdorim i reduktuar i kromit në prodhim.

-Prodhim Francez, duke përfshirë montimin e baterive.

Next-Level E-3008 është një hap i guximshëm drejt ambicies së PEUGEOT për të udhëhequr tregun e automjeteve elektrike në Evropë, duke ofruar dizajn, performancë dhe qëndrueshmëri të avancuar. PEUGEOT është i përkushtuar për një linjë tërësisht elektrike deri në vitin 2025 dhe shitjet 100% elektrike në Evropë deri në vitin 2030 reflektohen qartë në këtë version të jashtëzakonshëm. E-3008 përfaqëson jo vetëm të ardhmen e PEUGEOT, por edhe të ardhmen e lëvizshmërisë elektrike.

Peugeot Kosova- Mercom Company,

Telefoni: 045 501 901 ose 045 501 913

Email: info@mercomcompany.com

Web: http://www.peugeot-ks.com/