LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Ushtria është e angazhuar në “Idrizovë” për të mbështetur pjesëtarët e MPB-së

Petrovska: Ushtria është e angazhuar në “Idrizovë” për të mbështetur pjesëtarët e MPB-së

Gjendja e krizës në INP “Idrizovë” do të zgjasë 30 ditë deri më 5 korrik dhe është futur sipas procedurave, si rezultat i nevojës për potencial adekuat njerëzor përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e burgut, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo theksoi se gjatë shpalljes së gjendjes së krizës janë respektuar të gjitha procedurat, sipas propozimit të Grupit të Vlerësimit për nevojën e shpalljes së gjendjes së krizës në burg.


“Në këtë rast, policia dhe një numër i vogël i pjesëtarëve të Ushtrisë, të cilët janë në mbështetje të pjesëtarëve të MPB-së, janë të angazhuar për të përballuar situatën, pra për të mos lejuar një përshkallëzim ose cenim i mundshëm i sigurisë së shtetit. Si institucione, si ministra, të gjithë kemi obligim që t’i parandalojmë gjërat, gjegjësisht t’i përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion që disa situatat të mos përkeqësohen”, tha Petrovska në Shtip pas prezantimit të automjeteve të reja të blinduara të lehta nga pajisjet e Ushtrisë në kazermën “Jane Sandanski”.

Ajo shtoi se nga drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve është njoftuar se ka filluar procedura për punësimin e personelit në shërbimin e rojeve të burgjeve, duke theksuar se pjesëtarët e Ushtrisë do të angazhohen për sigurimin e burgut për aq kohë sa do të konsiderohet se është e nevojshme.

Vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në burgun “Idrizovë” e ka marrë Qeveria në fillim të këtij muaji në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për, siç është paralajmëruar, “parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori