LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Nuk ka asnjë arsye për kthimin e shërbimit ushtarak

Petrovska: Nuk ka asnjë arsye për kthimin e shërbimit ushtarak

“Nuk kemi kërcënim të rritur për sigurinë në vend, që ta kthejmë shërbimin e obliguar ushtarak, e për këtë duhet investim edhe të shumë mjeteve shtesë financiare”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për AIM, të dhënë pas përfundimit të takimit të sotëm të Këshillit veriatlantik në Bruksel.

“Kur flasim për mundësinë për kthimin e shërbimit ushtarak, duhet të dimë se cilat janë pasojat ose sfidat, me të cilat ndoshta do të ballafaqohemi si shtet. Fillimisht nuk kemi kërcënim të rritur të sigurisë që ta kthejmë shërbimin ushtarak. Megjithatë, dhe jo vetëm në aspekt të kërcënimit, kjo do të thotë investim edhe të më shumë mjeteve shtesë financiare dhe çka është edhe më me rëndësi, kjo do të thotë se të gjitha ata që do të mbushin 18 vjet, nëse shërbimi bëhet i obligueshëm, nuk do të mund të jenë aktivë në tregun e punës në atë periudhë, as ta vazhdojnë me kohë procesin arsimor”, deklaroi Petrovska.


Sipas saj, në kohë të sotme, kur të rinjtë janë të etur ose të mësojnë diçka më tepër ose të fitojnë, shkurtimi ose anulimi i kësaj të drejte të tyre më shumë do të jetë në dëm, jo vetëm për ta, por edhe për shtetin.

“Konceptin e shërbimit ushtarak e kemi braktisur diku në periudhën 2005-2006 dhe personalisht, nëse pyetem unë, edhe si qytetar, por edhe si ministre e Mbrojtjes, do të them se ky ishte një ndër vendimet më të mira që janë marrë në zhvillimin e Armatës sonë”, tha Petrovska, duke shtuar se falë këtij vendimi, kemi armatë profesioniste, ndërsa profesionalizmi i saj e mban cilësinë e Armatës.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori